• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrugaçi i Bashkisë më përmend mua gruan”/ Veliaj e akuzoi një ditë më parë, reagon Nishani: E duan pronën të ndërtojnë kulla!

by
18/08/2021 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, sulmoi ashpër ish-Presidentin Bujar Nishani duke drejtuar gishtin drejt tij për zjarrin në Sarajet e Toptanit.

Nishani me anë të një postimi në rrjetin social iu ka përgjigjur akuzave të Veliajt me fakte.

“Të nderuar miq, “Zjarri në Reishtag” si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë.

Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si “ Sarajet”, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar.Pronarëve të ligjshëm të asaj prone”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Sipas të njëjtit, simbioza e pasardhësit gagarel me mentalitetin e parardhësve stalinistë në urrejtjen ndaj pronarëve të ligjshëm, me taban e qytetarë nuk vihet në dyshim këtë rast.

“Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate.

Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.

Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies”, shkruan më tej Nishani.

Ky i fundit ka hedhur dritë edhe mbi historinë e pronarëve të Sarajeve të Toptanit.

“Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë. Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone.

Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia.Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë.

Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë !

Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall.

Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”.

Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave !

Pra vetëm me firmën e Edi Ramës !

Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.

Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri).

Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama.

Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.

Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart”, shkruan ndër të tjerë Nishani.

Ish Presidenti ndërsa ka zbardhur prapaskenat në lidhje me pronën në fjalë, ka thënë se pronarët nuk janë të çmendur dhe kriminelë.

“Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.

Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë !

Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.

E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë.

Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit.

Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !

Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre.

Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar.

“Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë !

Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki !

Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh.

Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.

Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur.

Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë të madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj !

Sa për “merakun” që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty.

Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive.

Jetonte me delirin e pafundësisë !

Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur.

Shqipëria nuk do të jetë përjashtim “, ka përfunduar reagimin Nishani.

/b.h

Next Post
Do të strehohen në Tiranë dhe Durrës, vendoset ora kur do zbarkojnë 300 afganët e parë në Shqipëri

Do të strehohen në Tiranë dhe Durrës, vendoset ora kur do zbarkojnë 300 afganët e parë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com