• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rruga te Astiri merr emrin “Selahudin Toto”, Veliaj: I japim vlerë qytetit me personalitete, që kanë kontribuar

by
23/03/2021 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej rrugëve në zonën e “Astirit”, lagje e cila po rehabilitohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës, është emërtuar me emrin e një prej personaliteteve shqiptare, viktimë e sistemit të egër komunist, Selahudin Toto.

Në një ceremoni të posaçme, kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike, të afërmve të tij, një kopje të tabelës së rrugës me emrin e themeluesit të Institutit të Shkencave.

“Duhet t’u tregojmë brezave se shumë prej fatkeqësive, nuk na i ka bërë hasmi, por ia kemi bërë vetë njëri-tjetrit, shqiptari shqiptarit. Ndoshta, gjejmë kurajën për të reflektuar, për të thënë kurrë më! Ne mund të kemi bindje të ndryshme, mund të kemi debate, por kurrë të mos përsërisim gabimet e së kaluarës”, nënvizoi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se është i lumtur që rrugët e kryeqytetit po marrin emrat e intelektualëve shqiptarë, të cilët kanë kontribuar për vendin.

“Emërtimet e rrugëve në Tiranë ishin keqmenaxhuar ndër vite; me to bëheshin më shumë qoka sesa nderoheshin njerëz me vlera. Një emër rruge mund ta frymëzojë dikë që kalon në atë rrugë, një fëmijë mund të pyesë prindin se çfarë është ky emër, çfarë ka bërë për vendin tonë? Ndaj, kemi filluar një proces korrektimi, jo vetëm për të ulur inflacionin e emërtimeve, por edhe për të vënë pikat mbi “i”, aty ku janë vlerat dhe kontributet”, sqaroi Veliaj. Historiania Nevila Nika e vlerësoi këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, duke uruar që sa më shumë rrugë të kryeqytetit të mbajnë emra të figurave të historisë shqiptare.

“Nisma e Bashkisë së Tiranës është jashtëzakonisht e mirëpritur. Dëshirojmë që edhe rrugë të tjera të Tiranës të mbajnë emrat e personaliteteve, të figurave të pastra të historisë sonë kombëtare. Duke nderuar këtë figurë të shkencës, të arsimit, të politikës shqiptare, nderon ndershmërinë, përkushtimin dhe atdhe dashurinë”, tha Nika.

Selahudin Toto ishte profesor fizike, themelues i Institutit të Shkencave. Gjithashtu, deputet i Gjirokastrës nga zgjedhjet e vitit 1945. Bashkë me një grup deputetësh u akuzuan si grup opozitar, ku 15 prej tyre u dënuan me vdekje nga i quajturi gjyqi i deputetëve./b.h

Next Post
“Bozo dhe Çomo, jo zgjedhje të rastësishme”, Rama: Patën rol të jashtëzakonshëm në 15 muajt e fundit

"Bozo dhe Çomo, jo zgjedhje të rastësishme", Rama: Patën rol të jashtëzakonshëm në 15 muajt e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com