• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Qukës-Qafa e Plloçës’/ Debate në komision për huanë shtesë, Bushati: 13 vite që ka nisur! Qeveria: Përfundon në 2025

by Java News
19/12/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese lidhur me huanë shtesë me vlerë 49 milionë dollar për zhvillimin e rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës. Opozita shprehet se po kryhet abuzim pasi ka 13 vite që ka nisur dhe janë kryer vetëm 51% të punimeve. Helidon Bushati e cilëson të patolerueshme dhe shprehet se qeveria po tallet me paratë e shqiptarëve.

Por sipas përfaqësueses së ministrisë, puna ka nisur që në 2017 ndërsa akti shtesë kërkohet vetëm për segmentin 3: Qukës-Qafë Pllocë. Megjithatë pretedon se i gjithë aksi do të përfundojë ndërtimin më 31 dhjetor 2025. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektlin e zhvillimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçkës (hua shtesë)” kalon vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita votoi kundër.

Pjesë nga debati

Bushati: Kjo është një nga ato rrugët e ngelura rrugëve, ka 13 vite që ka nisur, ndërkohë zv. ministrja thotë që për 22 muaj do të përfundojë. Fakti që ka kaq shumë vite që ka nisur, nuk të jep shpresë. 49 milionë për një segment ku janë bërë vetëm 51% e punimeve. Është e patolerueshme në gjykimin tim. Ka shkuar deri më tani rreth 250 milionë, më shumë se gjysma e fondit fillestar, kostoja e rrugës 7 milionë euro km, standardet më të mira në botë janë 4 milionë për rrugët me standardet më të mira, është një gangrenë që po shkatërron buxhetin. Për të mos folur për element të tjerë që pas 13 vitesh paguajmë Akoma për konsulencë, kjo rrugë është vetëm 1 që tregon talljen dhe abuzimet që bëhen me paratë e shqiptarëve.

Përfaqësuesja e ministrisë: Ky financim dhe ky akt shtesë, vetëm me segmentin 3: Qukës-Qafë Plloçkë… në 2019 u ndalua me kërkesë të vetë financuesit.

Gështenja: Ju pas 13 vitesh vini dhe na thoni fajin e ka fondi saudit, jo fajin e keni ju. Nga 2019 deri më sot nuk është punuar, fajin e keni vetë se nuk keni gjetur fonde. Kur do të vihet në funksion?

Mziu: Qytetarët, të thuajse gjysmës së Shqipërisë për të shkuar në pjesën lindore të vendit mezi e prisnin, po pas 10 vitesh jemi në të njëjtën situatë, në një rrugë që s’ka dritë se kur do fillojë. Thoni se duhen të tjera muaj, për ta përfunduar. Ka thyer çdo standard të projektimit të një rruge. Kur do të përfundojë kjo rrugë?

Përfaqësuesja e ministrisë: 31 dhjetor 2025 pjesa Qukës-Qafa e Plloçës …. Segmenti 1 dhe 2 Tiranë-Elbasan-Qukës, në dhjetor 2024.

/s.f

Next Post
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç: Jam gati të dorëhiqem, por kam një kusht

Ish-ambasadori, Ferhat Dinosha: Abazoviç po i shërben politikës serbo-ruse, bëri marrëveshje me Kishën Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In