• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani

by E B
22/05/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesë e madhe e Europës Perëndimore po përgatitet për valën e parë të rëndësishme të të nxehtit këtë verë, me temperatura që pritet të jenë mbi 10°C më të larta se mesatarja sezonale dhe me mundësi për rekorde të reja mujore në qindra zona.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në Portugali, Spanjë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar temperaturat do të kalojnë 30°C gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, ndërsa do cikloni i nxehtë nga Afrika do të prekë edhe Ballkanin, shkruan Guardian.

Në Paris dhe Londër priten deri në 32°C, në jugperëndim të Francës deri në 35°C, ndërsa në rajonet Guadiana dhe Guadalquivir në Spanjë deri në 38°C.

Shërbimi meteorologjik francez Météo-France paralajmëroi se mund të thyhen rekorde historike për temperaturat e muajit maj në Francë.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen i quajtur “heat dome” (kupolë nxehtësie), ku ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut mbetet i bllokuar nën një sistem të fortë presioni atmosferik.

Në veçanti, rajone si Bretanja në Francë pritet të përjetojnë temperatura shumë më të larta se normalja për këtë periudhë të vitit.

Meteorologët francezë theksojnë se ndryshimet klimatike po bëjnë që ngjarje të tilla ekstreme të ndodhin më shpesh, më herët dhe me intensitet më të madh.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Meteorologjik Met Office ka lëshuar alarme për rrezik shëndetësor nga i nxehti ekstrem gjatë fundjavës.

Temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C në disa zona, duke iu afruar rekordit historik të muajit maj prej 32.8°C të regjistruar në vitin 1944. Disa zona mund të përjetojnë edhe valë zyrtare të të nxehtit, nëse temperaturat mbeten mbi 26–28°C për disa ditë rresht.

Në Spanjë, ku temperaturat kanë arritur tashmë deri në 38°C, autoritetet raportuan edhe një ngjarje tragjike: një vajzë dyvjeçare humbi jetën në rajonin Galicia pasi u la aksidentalisht për disa orë në një makinë. Shërbimi meteorologjik spanjoll AEMET paralajmëroi se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, me temperatura tipike të muajve korrik dhe gusht.

“Është një nxehtësi tipike vere e plotë,” deklaroi zëdhënësi Rubén del Campo, duke shtuar se temperaturat janë 5°C deri në 10°C mbi mesataren sezonale në shumë rajone të Spanjës. Ekspertët paralajmërojnë se Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, pritet të përballet gjithnjë e më shpesh me episode të tilla ekstreme të të nxehtit në vitet në vijim.

Next Post
Zgjedhjet për kreun “e ri” të PD, në fletën e votimit vetëm emri i Berishës

Zgjedhjet për kreun “e ri” të PD, në fletën e votimit vetëm emri i Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com