• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga që më bën ta lë Shqipërinë!

by Lorena Fjolla
17/12/2023 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorena Fjolla

E vendosur deri më tani për të jetuar në Shqipëri, bëj pjesë tek ato njerëz që edhe nëse si shohin pozitivisht zhvillimet në këtë vend, të paktën i shoh me shpresë. Se diçka do të ndryshojë për mirë. Ja, edhe pak kohë për këtë, pak për atë, e i gjithë lëmshi i bërë ndër vite, do të nisë të rregullohet e gjërat do të shkojnë pak e nga pak në vendin e tyre.

Por edhe për mua ka një kohë, kur nuk rresht së foluri keq për këtë vend, se ta shpif, të mbyt, të lodh, të vdes.

Është rruga e shtëpisë sime.

Rruga e vjetër Tiranë-Durrës, që e bëj dy herë në ditë në kohë të zakonta. Kur shkoj e vij në punë. Po në një ditë si kjo mu desh ta bëj katër herë. Nga 40 minuta, në rastin më të mirë.
Një kohë që është shumë për një njeri të zakontë që punon në qytet, jeton në periferi, sakrifikon, mblidh aty e shpenzo atje, për një makinë normale, ku ke derdhur gjithë paratë e jetës, por të lë kollaj në rrugën e lënë prej shtetit.

Ka ndodhur ndonjëherë edhe të mbushet ndonjë gropë. Zakonisht gjatë fushatave. Por si premtimet boshe, edhe ato zbrazen shpejt. Gropa në rrugë, që hapin jo vetëm vrima në xhepat tanë, por edhe varre.
Për banorët kjo është rruga e jetës. E ushqimit, e punës, e shkollës, e spitalit, e zhvillimit, e kulturës, e çdo nevoje jetësore.

Rruga e vjetër Tiranë-Durrës ndikon edhe për turizëm. Për ata që zgjedhin Parkun e Pezës, bujtinat e Ndroqit, fermat e fshatrave më tej, e plazhin e Durrësit.

Është shtëpia jonë që na mban aty, duke mos ndërruar as qytetin, e jo më shtetin. Por nuk e di edhe për sa kohë.

Mbase dikujt mund t’i ngjajë e çuditshme por njerëzit lodhen e largohen edhe për një rrugë, edhe për një spital, edhe për arsye në dukje e pakrahasueshme me gjërat e mëdha, por për ta jetësore. Siç është për mua, e qindra të tjerë rruga.

Ky shqetësim është një pikë në oqean në krahasim me sa halle ka ky vend, por bashkë nëse mbledhim pikat në mos do të bëjmë një det e oqean, mund të bëjmë një dallgë që përplaset në shkëmb e në mos ta shembë atë, një gur do ta lëvizë. Medoemos!/dritare.net

dritare.net
Next Post
Zgjedhjet në Serbi, Arifi pesimist: Pak qytetarë po votojnë, jemi përçarë, faturë ndaj lidershipit shqiptar

Zgjedhjet në Serbi, Arifi pesimist: Pak qytetarë po votojnë, jemi përçarë, faturë ndaj lidershipit shqiptar

Comments 1

  1. Nipi Alushi says:
    2 years ago

    Po qe për këtë gjë, se ke bërë rrugën katër herë, atëhere rruga e mbarë të qoftë, kudo e ngado që të shkosh, e të të shkojnëm punët FJOLLË dhe ishalla të të presin andej me tufë me lule, por kudo që të vesh, nuk flitet SHQIP, e para kjo, dhe e dyta e treta e me rradhë ngado PA PUNUAR shumë duke të dalë djersë nga bytha e pa dhimbje koke, edhe para për të bërë shurrën nuk do të keshë.
    Të fala kush të të pyesë, por shtrengo e pyete mirë bythën para se të dalësh matanë, ku nuk të pjerdh njeri kush je, nga je, etj. etj…….

    Reply

Leave a Reply to Nipi Alushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In