• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e Putinit për në Shtëpinë e Bardhë

by A R
14/12/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në SHBA po rritet shqetësimi, se Putini në të ardhmen do të mund të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë politik.

Nga Ines Phol

Shakaja më e fundit në Uashington: “Kush i fitoi zgjedhjet? Trumpi apo Clintoni? Putini, o idiot!” Kjo është njëra prej atyre shakave, tek të cilat të mbetet e qeshura në fyt. Sepse që prej publikimeve të para të Uashington Postit në fundjavë, po shtohen zërat e personave të nivelit të lartë dhe personave të brendshëm, të cilëve mund t’u besosh, që thonë se Rusia nuk ka sulmuar përmes piratëve të internetit vetëm server-at e Partisë Demokratike. Kjo dihej prej muajsh. Por edhe serverat e republikanëve. Shërbimet e fshehta besojnë ndërkohë se Rusia nuk donte të dëmtonte vetëm Clintonin dhe demokracinë amerikane, por se ajo sulmoi për ta ndihmuar direkt të fitonte Trumpin.

Luftë në rrjet

Ekspertët ka shumë vjet që paralajmërojnë se luftërat e së ardhmes nuk do të zhvillohen në tokë, as në ujë dhe as në ajër, por në rrjet. Në kohë që thrillerat e blockbuster merren kryesisht me skenare, në të cilat piratët e internetit bllokojnë centrale atomike, këto ditë bëhet e qartë se është fjala për shumë më tepër, se sa për të ndikuar furnizimin me energji ose për të shkelur rregullat e ruajtjes së të dhënave. Nëse këto kritika dalin të vërteta, këto sulme i drejtohen bërthamës së demokracisë: zgjedhjeve të lira dhe të fshehta. Prandaj shqetësimi në SHBA është i madh. Dhe po kaq shokuese janë reagimet e Presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

Në vend që të angazhohet menjëherë për një komision hetimor të pavarur, ai përpiqet që t’i fshijë kritikat me deklarata në twitter. Argumentimi i tij: “Pse t’u besojmë shërbimeve të fshehta, kur u gabuan edhe atëherë me pohimin se Saddam Husseini zotëronte armë të shkatërrimit në masë.”

Bizneset e Trumpit me Rusinë

Ky sulm publik ndaj shërbimeve të fshehta peshon veçanërisht shumë, meqenëse Presidenti i ardhshëm refuzon në vazhdimësi që të marrë pjesë në diskutimet e përditshme të gjendjes nga shërbimet e fshehta. Argumentimi i tij: ai e di më së miri se çfarë po ndodh dhe nuk ka nevojë që të dëgjojë përditë të njëjtat informacione.

Ky qendrim është ose naiv, ose thuhet me qëllim biznesi. I rrezikshëm ai është në të dyja rastet. Është shumë e mundur që të jetë e saktë se biznesmeni Trump bën prej vitesh biznese me Rusinë dhe prandaj nuk do që të ndërhyjë njeri në punët e tij. Duket edhe bindëse, që Trumpi do ta bëjë ministër të Jashtëm drejtuesin ekzekutiv të ExxonMobil, Rex Tillerson, sepse përmes biznesit të gazit ai ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë e Putinit. Të gjitha këto janë të padenja për postin politik më të rëndësishëm në botë. Dhe para së gjithash janë tepër të rrezikshme.

Përgjegjësi për republikanët

Nëse sulmet e piratëve të internetit do të konfirmohen si ndikim politik, atëherë janë sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Meqenëse Presidenti i ardhshëm nuk duket në gjendje që ta kuptojë këtë dimension, tani duhet të jenë deputetët republikanë që të tregojnë se e marrin seriozisht detyrën e tyre demokratike. Ata duhet t’i japin përgjigje pyetjes, se kujt i përket besnikëria e tyre: Donald Trumpit apo sistemit elektoral amerikan dhe në këtë mënyrë demokracisë amerikane. Donald Trumpi mund të besojë se është në gjendje që t’i mbajë nën kontroll shërbimet e fshehta ruse. Por ky është një vlerësim me të cilin ai është krejt i vetëm.

DW

Next Post
Arsenali se kalon dot Evertonin

Arsenali se kalon dot Evertonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In