• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e Kosovës për në Europë, mund kalojë më shkurt nga Tirana

by Kreshnik Spahiu
16/10/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Samiti i Berlinit në Tiranë ishte një shuplakë për të gjithë ata që nuk e duan Shqipërinë.

Që nga koha e “pellazgëve”, kurrë e gjithë Europa nuk ka ardhur në tokën e shqiponjave.

Tirana u vulos si kryeqyteti europian më i qëndrueshëm dhe më i besueshëm për Perëndimin në Ballkanin perëndimor.

Samiti i Berlinit qe një shuplakë edhe për promovuesit e idesë së krijimit kombit “kosovar” apo ata që duan të fusin rivalitet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Gjermania ndryshe nga Franca, vazhdon të kryesojë protagonizmin e avokatisë që shqiptarët dhe Ballkani perendimorë duhet të jenë pjesë dhe paketë në bllok për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Në tryezë ishin 3 kryeministra shqiptarë dhe 1 serb. Në Samit ishin 2 shtete e gjysëm shqiptarë dhe 1 shtet serb.

Por pse shqiptarët nuk e përdorin këtë avantazh por krijojnë konflikte mes vetes?

Ndryshe nga serbët, pala shqiptare vjen në Samit me marrëdhënie të ngrira mes tyre dhe pa dyshim që faji i takon Albin Kurtit:

– Kurti ka ngrirë dialogun me Tiranën dhe përfaqësuesit e saj politik.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Shkupin dhe përfaqësuesit shqiptar atje në qeveri.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Malin e Zi dhe liderin shqiptar atje.

– Kurti ka ngrirë dialogun me Luginën e Preshevës dhe liderin shqiptar atje.

– Kurti ka ngrirë dialogun me opozitën në Kosovë dhe liderët shqiptar atje.

Me pak fjalë Albin Kurti i ashtuquajtur i lëvizjes “patriotike” ka ftohur mardhëniet jo vetēm me Edi Ramën, por me të gjithë faktorët politik shqiptar dhe është vetë izoluar në Prishtinë, madje prej muajsh përjashtuar nga çdo homolog europian apo amerikan.

Ndryshe nga Vuçic, i cili gëzon autoritet në gjithë serbët e rajonit dhe ka unifikuar serbët për interesat e tyre kombëtare serbe.

Beogradi është “Meka” e serbëve në Mal të Zi, në Bosnje, në Kosovë dhe gjithë Ballkanin.

Por a mundet BE të shpresojë që Albin Kurti të dialogojë me Serbinë kur ai nuk dialogon dot as me Shqipërinë?

Pika e parë e platformës së Samitit Berlinit i krijuar që në 2014 dhe vazhdim është:

– Pajtimi dhe normalizimi i konflikteve të brendshme mes shteteve në Ballkanin perendimor.

Pa realizimin e këtij objektivi i gjithë plan-veprimi për lëvizjen e lirë, zhvillimin ekonomik dhe integrim në Bashkim Europian pa dyshim që bie.

Thënë qartë nëse Kosova dhe Serbia nuk arrinë një marrëveshje dhe pajtim nuk ka integrim dhe anëtarësim në BE.

Kjo është gjyma e së keqes. Gjysma tjetër është që BE nuk do e pranojë Shqipërinë si anëtarë jashtë dhe të shkëputur nga Ballkani perendimor nëse ka konflikt në rajon.

Me pak fjalë ngrirja e dialogut Serbi-Kosovë do ngrijë integrimin e gjithë shqiptarëve në Europë.

Mungesa e dialogut pengon anëtarsimin e 6 shtetve në BE.

Sot Shqipëria si vend antarë i NATO ka dhjetëra avantazhe më shumë se Kosova e cila prej Albin Kurtit është i vetmi shtet i izoluar dhe nën sanksione ekonomike, diplomatike apo politike nga BE, SHBA dhe NATO.

Albini duhet kuptojë që dialogu me Serbinë nuk është tradhëti ndaj kombit shqiptar, por besnikëri ndaj Perëndimit dhe provë ndaj aleatëve që krijuan shtetin e Kosovës. Në tryezë Prishtina ka garancinë e SHBA dhe BE që kufijë e veriut nuk preken dhe Kosova do mbetet shtet sovran.

Por mungesa e dialogut me Serbinë është e keqja më e vogël, sepse e keqja më e madhe është largimi që ai po i bën Kosovës nga Tirana, Presheva, Ulqini, Shkupi, Tetova.

Albini duhet kuptoj që është kryeministër i Kosovës, e cila është “zemra e Shqipërisë”.

Ai duhet të mësojë nga armiku i tij.

Ashtu si serbët e kanë Beogradin si “Meka” e kombit serb, ashtu duhet jetë Tirana për Albinin dhe dhe kombin shqiptar.

Fundja, nga “Samiti Berlinit” sot duhet kuptojë që Berlini, Parisi, Madridi, Roma, njohin si kryeqytet të shqiptarve dhe Ballkanit perëndimor Tiranën.

Rruga e Kosovës për në Europë, mund kalojë më shkurt nga Tirana.

Anëtarësimi i dy shteteve shqiptare në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se egoizmi i garës personale që Albin Kurti ka me Edi Ramën.

Next Post
Po zgjerohet konflikti? Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

Po zgjerohet konflikti? Izraeli urdhëron evakuimin e 28 fshatrave pranë kufirit me Libanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In