• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira

by Java News
02/05/2024 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit në Këshillit Bashkiak të Tiranës me titullin Qytetar Nderi. Në fjalën e tij Rama vlerësoi rolin e Ali Ahmetit duke thënë se pa të shqiptarët nuk do të ishin në ditët më të mira në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë tha se Ahmeti ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha shumë frikë se mund tu mbaj me orë të tëra për figurën personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Shumë i nderuar dhe i dashur kryetar, Ali Ahmeti, të nderuar miq dhe të ftuar sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare. E shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm shkak për fuqitë e mëdha, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, por edhe për shkak shqiptarësh të këqinj të cilët armët e luftës dhe demokracisë i përdorin kundër njëri tjetrit, pa pasur gajlen më të vogël se mes njëri tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajt. Nuk besoj se ndonjë komb tjetër në Ballkan, e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetes më shumë se shqiptarët.

Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët, i cili vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabartë të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni, me armët luftarake dhe asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje, as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synon ndarjen e Maqedonisë por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash dhe parimesh mes vlerave demokratike të dy popujve, rruga e rezistencës së maleve që Ali Ahmeti e hapën me armët në krah, ishte rruga e një vizioni patriotik paqeje. Ato armë në krah nuk ishin as një blof politikanësh të verbuar nga etja për pushtet dhe as një shaka aventurierësh. Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri unë më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar. Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk di ishin sot në ditën më të mirë”, tha Rama./m.j

Next Post
Ali Ahmeti merr titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Veliaj: Modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë

Ali Ahmeti merr titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Veliaj: Modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com