Tarifa e vendosur për Rrugën e Kombit është bërë pjesë e debateve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Deputetët e opozitës janë shprehur kundër kësaj tarife që sipas saj rëndon xhepat e qytetarëve dhe dëmton lidhjet mes Shqipërisë e Kosovës.
Rama tha se vendosja e tarifës ishte iniciativë e qeverisë Berisha. “Vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit, se nuk është taksë, e ka zanafillën më 2010. Kryeministri i kësaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces dhe tha publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot e mohon”, tha Rama.
Kundër tarifës është shprehur edhe LSI, forcë e cila ka drejtuar gjithë procesin me ministrat e saj sipas kryeministrit Rama.
Ai madje ka ironizuar këtë forcë që sipas tij ndryshe shprehet për të njëjtën çështje në pushtet dhe opozitës.
“Unë nuk llogaris LSI-në, LSI dihet, kur është në pushtet ka tjetër mendje, kur është jashtë pushtetit ka tjetër mendje. Ne thjesht kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri Haxhinasto, dhe të përmbyllur nga zoti Dervishaj, për punën e tyre kam të gjithë respektin e merituar, sepse është bërë punë profesionale. Nëse dimri nuk solli asnjë sekondë bllokim, të rrugës e cila deri dje bllokohej sa dilte bora e parë, eshe kjo lidhet me këtë proces, lidhet me kompaninë që ka nisur mirëmbajtjne.
Vetëm dy rrugë ka: Ose për mirëmbajtjen paguaj të gjithë taksapaguesit, ose paguaj të githë përdoruesit. Dhe koncepti që të paguajnë gjithë taksapaguesit sot është rivënë në diskutim edhe në të vetmin vend evropian, Gjermania. Edhe atje ka nisur debati për vendosjen e një ngarkese të caktuar për përdoruesit. Është e kotë t’i hyjmë diskutimit për mundësitë tona”, tha Rama.
Rama sqaroi edhe se si do procedohet me banorët e zonës për tarifën. Ai thotë se pagesa e transportit publik nuk do të rritet pasi kompania konçesionare do të subvencionojë operatorët e transportit, para që do kalohen përmes pushtetit lokal.
“Janë 120 mijë euro që kompania jep për pushtetin lokal. Pagesa e kompanisë për bashkinë është pikërisht që gjithë operatorët që janë në shërbim, që kanë linjat për të bërë transportin publik, kompensohen dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit të paguajë qytetari”, tha Rama.
Më tej ai tha se përdoruesit e shpeshtë do paguajne më pak, gjë e cila do negociohet në 6 muajt e parë të kontratës mes ministrisë dhe operatorit.
“Do të vendoset një tarfië e veçantë për përdoruesit e shpehtë. Ata do kenë zgjidhje me karta që nuk do paguajnë shumën e tarifave fikse por një tarifë më të ulët, këto janë format që përdor bota dhe janë zgjedhur edhe këtu”, tha Rama më tej.
Debati Rama-Basha:
Rama: Këmbëngul në budallallëkun e tij. Edhe profesori qesh e tund kokën, e nuk i thotë kryetarit që taksa e regjistrmit u ndërrua nga ministri i financave, i vetmi që dinte çfarë fliste kur dilte këtu e ndaj e pastruar, e u kthye në taksë qarkullimi, qysh në atë kohë. Dhe ju bashkua pjesë së detyrimit direkt nga karburanti. Dhe, ajo që ka rëndësi të kuptohet është, taksa e qarkullimit është taksë kombëtare dhe nuk ka lidhje me tarifën e rrugëve të veçanta. Së dyti, të gënjëjnë Lulzim, të thonë të gjithë 7 herë 7 bëjnë 42. Ajo që po të them është mos ngatërro 7-ën dhe 42-in. Regjistrim e qarkullim, ka edhe Greqia, edhe Maqedonia…dhe ndërkohë kanë pagesë për rrugët.
I vetmi që nuk qesh është lideri dixhital, se e ka të qartë ai se nuk i ikën dot kësaj e të hetojmë ABI Bank, investimin më të madh në Shqiëpri. Histritë që ky që do bëjë aeroportin ka bërë biznes në Rusi, këto janë përtej 7 herë 7 bëjnë 42, janë më keq.
Basha: Ti i ke zgjedhur miqtë e tu. Nuk jam miku yt, miqtë e tu janë Habilajt, disa i kishte këtu, nuk janë më. Jam i hapur për hetim, hajde gjej një cen të PD direkt apo indirekt me oligarkët rusë, asnjë! Nëse prokuroriua nuk do ishte e drejtuar nga ty do kishte nisur hetim për një ministër tëndin të lidhur me rusët. Materiali është edhe në Ambasadën Amerikane. ABI Bank ku punon bashkëshortja jote po blen të gjitha bankat, me çfarë parash po i blen?
Tarifa e rrugës së kombit ëhstë pasqyrë e korrupsionit, për të cilin OKB të ka thënë se je një ndër 20 qeveritë më të korruptuara. Të ka renditur pranë Afrikës Ekuatoriale. Aty e ke çuar Shqipërinë. Kjo nuk është statistikë, kjo ëhstë dhimbje për çdo familje, është e shkruar në xhepat e tyre bosh. Unë kam besim me gjithë gjendjen ku e ke katandisur demokraicnë, se shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë goditje të fundit që u ke dhënë, ndaj i ftoj të kundërshtojnë masivisht TVSH për bizneisn e vogël, taksën e pronës e tarifën e rrugës së kombit.
Rama: Nëse nisemi nga premisa që 7 herë 7 bëjnë 42, e gjithë logjika nuk ka lidhje me artimetikën e shifrave për të cilën kjo dihet. Dy gjëra më bënë përshtypje nga miku im Lulzim, për të cilin keqardhje prodhoj sa herë e shoh që merr fjalën. Është mirë ti ripërsëris për shqiptarët. Ka qenë edhe Ministër i Transporteve, para se të ishte kryetar i PD që e ka katandisur, është prijësi i alternativës që nuk di çfarë është taksa e qarkullimit. Erdhi tha: o taksë qarkullimi o taksë për rrugën. Pyetja ime është: po në vendet e tjera ku ka taksë qakrulimi, a ka tarifë? Miku im thotë o 7 herë 7 baras 42, ose s’ka 7-të. Lulzim, taksa e qarkulimit është taksë kombëtare. Babai ta dha postin e ministrit dhe siç hyre dole, 7 herë 7, 42.
Fole se kam hapur gropë, natyrisht raporti shëndetësor për gjendjen e rëndë për kohë, pavarësisht se të gjetën me këmbët e tua, këmbët e tua kanë fluturuar. Unë nuk i kam hapur as vendit tim, as partisë sime gropë si kjo e fundit zotrote që i ke hapur partisë tënde, që siç mendon edhe vetë Saliu nuk ka lidhje me hsitorinë e errët të xhepave te oligarkëve rusë.
Lulzim, mos ngatërro taksën e qakrullimit, me tarifën, janë dy gjëra që nuk kanë lidhje. Çështjen e gropës që u thua të tjerëve bien me këmbët e tyre, mos e thirr më shpejt faitn tënd që e kë shkruar vetë. Mos merr para nga rusët, por me sa duket ja ke shkurtuar rrugën vetes sepse për ty 7 herë 7 bëjnë 42.
Basha: Po i merr dy herë para shqiptarëve për rrugët
“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur, një njeri që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë, nuk mban përgjegjësi për asgjë që bën. Në 5 vite në pushtet e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë nga Janari i vitit 2014, dhe 100 lekë të tjerë nga Janari i vitit 2015, duke shtuar edhe TVSH, vlera e takës Rama është 240 lekë për litër. Çfarë është taksa e qarkullimit? Jua shpjegojnë ministrat e Ramës sa herë vijnë e mbrojnë buxhetin. Thonë se kjo taksë merret për mirëmbajtjen e rrugëve. Çfarë tha i papërgjegjshmi pak më parë? Pa na thuaj o llapaqën i batutave, me këtë sistem pse paguajnë edhe taksapaguesit, edhe përdoruesit. Pse paguajnë 240 lekë shtesë për naftën, e më pas paguajnë edhe tarifën shtesë. Duhet t’i fusje ndonjë shpullë atij që të gënjeu, mësuesit të anglishtes. Re në gropën që vetë ndërtove. E pranove që kjo që po bën është e paprecedentë. U merr shqiptarëve edhe taksë për mirëmbajtje e tani do edhe tarfië për mirëmbajtjen”, tha Basha.
Damian Gjiknuri: Konçesionari do investojë për mbarimin e rrugës
Rruga e kombit nuk ka përfunduar ende, duhen dhe 200 milion euro që të përfundoj. Të gjitha vendet e botës e përdorin këtë si praktikë.
Ne së bashku me aleatët kemi përcaktuar për ta mirë mbajtur këtë rrugë dhe duhet një investim shumë i madh.
Ka një gjë të mirë që të bien të gjithë dakord, kjo rrugë që është shumë e shtrenjtë për shqiptarët po dhe e domosdoshme është një rrugë që u ka kushtuar shqiptarëve, 1.3 miliardë dollarë që akoma nuk ka përfunduar dhe kërkon dhe nja 300 milionë dollarë të tjera. Të gjitha qeveritë kanë qenë dakord”, tha Gjiknuri.
Ai tha se koncesionari do të investojë 262 milionë euro gjatë gjithë kontratës, dhe 45 milionë dollarë vetëm në katër vitet e para. Këto para do të investohen në operim, mirëmbajtje rutinë, dhe investime të nevojshme pasi është rrugë në terren të thyer malor.
Nuk ka asnjë impakt ekonomik, pasi rruga nga Maqedonia dhe nga Greqia janë më të shtrenjta.
Edmond Haxhinasto: I qëndroj atyre që kam thënë
Unë i përmbahem që kam bërë kur kam qenë ministër, por duhet ë bëj disa sqarime. Është e vërtetë që janë në atë kohë, por kemi kërkuar nën mesataren në rajon. Kemi kërkuar një tarifë shumë të ulët, që varej për kilometër.
0.035 cent për km, aplikuar për distancën i bie 3.85 euro shtoi edhe 20 është 4.62 euro
Unë e kam dhënë përgjigjen për këtë, çështja e tarifës për të gjithë rrugën ka të bëjë me tarifën për kilometër.
Për hir të të vërtetës, term ka qenë që banorët të përjashtohen nga taksa, që përdoruesit e shpeshtë të kenë abone, që tarifa të jetë shumë më e ulët se kaq.
/a.m.