• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rruga e Arbrit”, qeveria firmos dhënien me koncension, parashikohet taksë 4 euro

by Java News
28/03/2018 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të mërkurë, dhënien zyrtarisht me koncension të “Rrugës së Arbrit”, përmes formulës Partneritet – Publik – Privat (PPP). Vendimi është zbardhur nga mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme, dhe ashtu siç është njoftuar edhe në muajt e mëparshëm, kompania që do të ndërtojë këtë aks të rëndësishëm rrugor është “Gjoka Konstruksion”, e cila fitoi edhe konkurrimin.

Sipas propozimit, kompania ka marrë përsipër ta ndërtojë rrugën kryesisht me fondet e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti për një periudhë disavjeçare. Në ofertë, kompania propozon ta ndërtojë rrugën me një kosto prej 33.6 miliardë lekë ose 265 milionë dollarë.

Në fakt, ky vendim vjen në një kohë kur në “Rrugën e Kombit” ka nisur të aplikohet taksa prej 5 euro për automjetet, një vendim ky që ka sjellë reagime të forta në publik. Por nga ana tjetër, edhe pse është ende herët, “Rruga e Arbrit” pritet që gjithashtu të shtohet në akset rrugore ku qytetarët do të duhet të paguajnë taksë për të kaluar.

Referuar vendimit të qeverisë në prill të vitit të kaluar, kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind.

“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10­vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit

Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ditë. Por qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania. Tashmë pritet që kompania të nisë zyrtarisht nga puna, dhe sipas ofertës, ndërtimi i rrugës do të zgjasë rreth 4 vjet.

 

Next Post
Ku ndahet diplomacia nga spiunazhi?

Ku ndahet diplomacia nga spiunazhi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In