• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga e Arbrit nis ndërtimin brenda 100 ditëve, ja projektet në infrastrukturë e energji

by Java News
12/09/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga e Arbrit do të nisë zbatimin e projektit brenda 100 ditëve të para të qeverisë “Rama 2”.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri I Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend ku prezantoi projektet reale që do të realizohen gjatë këtij mandati.

Veç Rrugës së Arbrit, gjithashtu Ministri Gjiknuri bëri të ditur edhe projektet e tjera që do të realizohen.

Ja projektet në infrastrukturë e energji të qeverisë “Rama 2”

 

Infrastruktura rrugore- Do fillohet nga siguria, infrastruktura rrugore është kthyer në burim rreziku. Që ditët e para do të marrim masa për një aksion të gjerë në gjithë territorin e vendin me synim disiplinimin e hyrjeve dhe daljeve në akset kombëtare, hapësirat rrugore do të lirohen menjëherë nga çdo objekt i paligjshëm. Na duhet bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i qytetarëve që aksioni të përfundojë si duhet.

Që në tre muajt e parë do të ndërhyjmë në mënyrë emergjente në pikat e zeza që janë të njohura për aksidente. Do fillojë kryerja e procesit të ndriçimit, vendosja e sistemit të emergjencës SOS dhe vendosja e sinjalistikës së plotë për çdo aks kombëtar brenda vitit të parë.Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ristrukturohet.Do gjejmë mekanizmin e duhur për ti dhënë zgjidhjen e duhur problemit të transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas. E ashtëquajtura “policia gri” do të hiqet që në ditët e para nga rruga dhe do të riorganizohen plotësisht Drejtoritë Rajonale.

Primare është integrimi i sistemit rrugor shqiptar në rrjetet ballkanike. Objektivi afatshkurtër do të jetë sigurimi i zbatimit të marrëveshjes ndërkufitare me Malin e Zi si pjesë e projektit të autostradës Adriatiko-Joniane, ndërsa ai afatmesëm lidhet me rritjen e efikasitetit të marrëveshjeve të tjera të kufirit.Ndër projektet më prioritare të qeverisë do të jenë autostrada adriatiko-joniane për të cilën do të fillojë menjëherë puna për studimin e fizibilitetit në mënyrë që të bëhet shumë shpejt e financueshme.Do investohet në zgjerimin e aksit Fushë Krujë-Shkodër, aksin Thumanë-Kashar-Rrogozhinë, by-passin e Tepelenës, Lezhës dhe Tiranës, do investohet në dublimin e aksit Milot-Rrëshen, do përfundojë by-passi i Fierit dhe Vlorës.Do vazhdojë faza intensive për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës si dhe do të ndërtohet aksi Kardhiq-Delvinë dhe unaza e plotë e Tiranës.

Brenda 100 ditëshit të parë do kemi ofertën finale dhe kontratën e lidhur për fillimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.Skema që kemi zgjedhur, një skemë e qëndrueshme financimi, do të jetë pjesërisht e shtetit dhe pjesa tjetër me investimet private. Ku në fund fare do të paguhet nga qytetarët shqiptarë. Nuk ka asnjë skemë tjetër. Ku keni parë PPP ku përfituesi final të mos paguajë veprën publike.Ka disa projekte të ardhura në Ministri, ka projekte të tjera që presin. Qeveria do të ndjekë shumë stimuj financiarë për automjete më të pastra, nxitja e transportit ekologjik ndaj mjedisit, sistemi inteligjent për transportin, rrethrrotullime, krijimi i by-passeve në rrugët kombëtare dhe zonat rurale.

Hekurudhat- Brenda muajve të parë do të vëmë në funksionim stacionin e përbashkët të Tuzit, me Malin e Zi.Provë e parë e komunikimit ndërhekurudhor me një doganë të vetme. Brenda muajve të parë do përgatisim një masterplan për një sistem transporti të shpejtë hekurudhor për udhëtarë. Hekurudha e shpejtë Tiranë-Rinas, e cila do bëhet realitet në këto katër vite.Do punohet për projektin e lidhjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.Do punohet dhe për fizibilitetin e lidhjes hekurudhore me Greqinë.

Transporti detar- Ristrukturimin e infrastrukturës portuale. Do shmangim procedurat burokratike, kryesisht nga kapiteneritë e porteve me synim tërheqjen e turizmit elitar.

Transporti ajror- Gjatë katër viteve të ardhshme qeveria angazhohet për avancimin e projekteve të ndërtimit infrastrukturor aeroportual të jugut, sidomos aeroporti i Vlorës dhe të përfundojmë studimin për aeroportin turistik të Sarandës.Me një PPP ka shumë logjikë ekonomike.

Sistemi i Ujësjellës Kanalizimeve- Ka qenë dështim i madh për shkak të keqmenaxhimit nga autoritetet lokale.Nuk mund të kemi më financime politike apo financime pa treguar perfomancë ujësjellësat. Nuk mund të kemi Ujësjellësa që vetëm kërkojnë lekë ndërkohë nuk kapin asnjë parametër. Vjedhje masive e ujit.Jo vetëm do fillojmë operacion kundër lidhjeve të paligjshme, por dhe do financohen në bazë të performancës.

Energjia- Do thellojmë reformën.Në katër vitet e ardhshme rreth 170 milion euro do investohen në kapacitetet aktuale gjeneruese të kaskadës së Drinit. Rinovimin e pajisjeve dhe sigurimin e digave. Në transmetim do investohen mbi 160 milionë euro të tjera.Qeveria do të vazhdojë procesin e ndarjes së OSHEE.Shqipëria përveç prodhimit hidro do të ketë dhe prodhimin e energjisë nga energjia diellore dhe e erës. Shumë shpejt do të zhvillojmë dhe ankandin më të madh së bashku me BERZH për të ngritur impiantin më të madh fotovoltai në Shqipëri, synojmë të paktën 30 megavat.Në planin kombëtar parashikohen dhe 30 megavat me erë. Një synim i joni do të jetë vënia në eficencë i termocentralit të Vlorës, por tashmë të lidhur me rrjetin e gazit.Po përfundojmë studimin e plotë për të filluar koncesionin dhe zgjedhur një PPP.Ndërkohë për investitorët privatë në fushën e energjisë, qeveria do të ndryshojë modelin e kontratave nga BOT në BOO.Duke kaluar në një nivel pronësie të HEC-eve të sotme.

a.ç

Next Post
Pamje të rënda/ Greku fluturon nga dritarja e vdes në vend, rëndë shqiptari

Pamje të rënda/ Greku fluturon nga dritarja e vdes në vend, rëndë shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In