• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rruga Çorovodë-Përmet, përfundojnë punimet për lotin e parë

by Java News
05/06/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e lotit të parë në aksin i cili lidh Çorovodën me qytetin e Përmetit. Rruga, një investim i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka parametrat e nevojshëm duke ofruar më tepër siguri për të gjithë përdoruesit e saj. Ky aks ju vjen në ndihmë jo vetëm banorëve të këtyre qendrave, por edhe turistëve të shumtë të cilët i vizitojnë ato.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ecurinë e punimeve të cilat kanë përfunduar para afatit të parashikuar, pavarësisht problematikave të hasura si pasojë e kushteve gjeologjike por që morën zgjidhje në Këshillin Teknik të ARRSH-së.

“Segmenti ka një gjatësi rreth 5 kilometra. Është një investim që ka filluar në vitin 2017 dhe ka përfunduar para afatit. Ka një vlerë rreth 10 milionë euro, me gjerësi rruge 6 metra, mure pritës në krahun e djathtë rreth 3.7 kilometra dhe mure mbajtës 500 metra. Gjithashtu është ndërtuar edhe ura e Lapanit me gjatësi rreth 40 metra, e gjitha me konstruksion metalik”, u shpreh inxhinieri i firmës kontraktuale.

Nga ana e saj, ministrja Balluku vlerësoi investimin e bërë duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti rrugor lidh dy zona me potenciale të mëdha për zhvillimin edhe më tej të turizmit.

“Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme sepse është një rrugë që lidh dy qytete, pra Çorovodën dhe Përmetin, dhe siç e kemi thënë shpesh herë gjatë inspektimeve tona është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit lidhja përmes qendrave ekonomike, përmes qyteteve sepse kështu krijohen dhe shkëmbimet tregtare dhe lehtësojmë jetën e të gjithë qytetarëve të këtyre zonave”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se rruga Çorovodë-Përmet, është një investim në mbështetje të strategjisë kombëtare të zhvillimit të turizmit, të hartuar nga Qeveria Shqiptare, dhe se do të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve të cilët tashmë do të kenë një infrastrukturë rrugore me standardet e duhura.

“Kjo zonë ka vlera turistike të jashtëzakonshme. Sot tek vinim, pavarësisht se është një ditë jave, kishte lëvizje të madhe të turistëve që vinin në zonë, të pajisur me mjete sportive, me kanoet për të aksesuar kanionet, kështu që kjo e bën këtë rrugë akoma dhe më të rëndësishme. Pra jo vetëm për ndërlidhjen midis qyteteve dhe zhvillimin ekonomik por edhe për zhvillimin e strategjisë së turizmit që ka rëndësi të veçantë për Qeverinë Shqiptare”, nënvizoi Balluku.

Krahas rrugës, në një prej pikave të saj është bërë e mundur edhe ndërtimi i një belvedere duke ju dhënë mundësi të gjithë vizitorëve ndaluar dhe parë një pjesë të pejsazhit që ofron kjo zonë./l.m

Next Post
“Askush nuk më dëshironte”/ Jennifer Lopez flet për trupin dhe vështirësitë në fillimet e karrierës

"Askush nuk më dëshironte"/ Jennifer Lopez flet për trupin dhe vështirësitë në fillimet e karrierës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com