• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrufepritësi i paranojave shqiptaro-greke!

by Mero Baze
24/12/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Kryepeshkopi Janullatos prej sot ka dhe letra shqiptare. Ai do të regjistrohet pas 25 vitesh qëndrimi në Shqipëri si shtetas shqiptar, një proces i cili mbart brenda vetes gjithë arkivën e dyshimeve shqiptaro-greke, ndaj njëri tjetrit.

I ardhur në vitin 1991 si misionar i Ringritjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, nga Patriarkana e Stambollit, ai u bë për çerek shekulli rrufepritësi i gjithë dilemave të marrëdhënieve me Greqinë. Emërimi i tij justifikohej, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë klerik të profilit të lartë që mund të bëhej Kryepeshkop, kurse përpjekja për ta kundërshtuar atë, ishte e sforcuar dhe me gjasa, me shumë ngarkesa politike, ateiste dhe nacionaliste pas saj. Dhe duhet thënë se shumë  kundërshtarë të tij, nuk u lodhën kurrë.

Nga ana tjetër Kryepeshkopi Janullatos tregoi aftësi të jashtëzakonshme negociuese me hierarkun e Kishës Ortodokse shqiptare në Boston, At Artur Liolin, i cili nga një rival i tij i mbështetur politikisht nga Tirana kundër tij, u kthye në një aleat, duke tejkaluar çdo problem brenda Kishës Ortodokse dhe duke e lënë konfliktin në nivel politik.

Nën shtytjen e një nacionalizmi në rritje, që po shfaqej në fillim të viteve ’90, dhe acarimit të skajshëm të Berishës me Greqinë, Kryepeshkopi Janullatos ishte një viktimat e para. Kushtetuta  e vitit 1994, në fakt më shumë se sa nga socialistët e dobësuar dhe të përçarë u rrëzua prej tij. Shënjestrimi i tij në Kushtetutë, ishte arsyeja që bashkoi thuajse gjithë ortodoksit shqiptarë kundër projektit dhe Berisha u gjend përballë dy partive të mëdha politike, Partisë Socialiste ateiste dhe komunitetit ortodoks shqiptar. Kryepeshkopi e fitoi atë betejë, dhe Berisha e gëlltiti humbjen në heshtje.

Më pas ndaj tij nuk ka pasur më beteja politike, por vetëm fërkime publike nga kundërshtarët e palodhur të tij.

Por përse ky kalvar i gjatë për t’u pranuar Kryepeshkopi Janullatos?

Anastas Junallatos, është padyshim një nga figurat më të mëdha të ortodoksisë botërore, të cilën një pjesë e shqiptarëve nga fat e quanin fatkeqësi. Ai është një klerik eurdit, me një ndikim të jashtëzakonshëm në botën ortodokse, falë të cilit ai ka ringjallur Kishën Ortodokse shqiptare. Qindra kisha janë rindërtuar nga e para dhe të tjera ja kanë dalë të mirëmbahen, falë kontributeve financiare që ai ka siguruar për shkak të autoriteit të tij ndërkombëtar. AI është një figurë e mbarëpranuar dhe në botën politike dhe diplomatike ndërkombëtare dhe një kockë e vështirë për t’u konsideruar target i sulmeve politike në Shqipëri.

Meritat e tij të jashtëzakonshme në ngritjen e Kishës dhe krijimin e një autoriteti real të Kishës Ortodokse në Shqipëri janë parë me dyshim nga një pjesë e shoqërisë, për shkak të dyshimeve se aftësitë e tij të mëdha, janë një përpjekje e moderuar për ta mbajtur Kishën Orotodokse Shqiptare të lidhur me helenizmin. Në një mjedis atesit si ky i yni, me një kulturë minimaliste fetare dhe me plot paranoja shqiptaro-greke, gjithmonë gjendet dikush që gjen tek një deklaratë proteste e Kishës për vrasjen aksidentale të një të riu në Himarë, apo afërsia me kauzën e ushtarëve të vrarë grekë në Shqipëri, një arsye për të turbulluar ujërat nacialiste në vend dhe nën akuzë ka qenë gjithnjë Kryepeshkopi.

Ka paranoja të tjera rreth mundësive që ka Kisha Ortodokse të mbajë në këmbë trashëgiminë e kishave të vjetra ortodokse shqiptare dhe prirjen për të ndërtuar kisha të reja, por të gjitha këto janë më shumë pjesë e një konspiracioni se sa pjesë e një historie reale.

E vërteta që do mbetet është se Anastas Janullatos erdhi këtu pa dëshirën e të gjithëve, por ja ka dalë të ketë shumicën me vete. Ai është sot në paqe me politikën, me shtetin, me Komunitetin Orotodoks dhe shkëlqen në raport me klerikët e tjerë të lartë shqiptarë. Dhe besoj se është në paqe dhe me veten përderisa ka 25 vite që kërkon të jetë dhe shtetas shqiptar. Ai mund të merrte ato dhe qysh në vitin 1992, apo 2002, por pikërisht tek ky akt shtetëror, përplaseshin gjithë ndjeshmëritë dhe dyshimet shqiptare për të. Tani shpresoj  që ndonjë ish President, të mos bëjë atë turp që bëri Ilir Meta me Presidentin Trump, dhe të thotë që e dekretoi pa u konsultuar me ne. Mirë bëri që ia dha!

Kryepeshkopin Janullatos më shumë se sa letrat, e bënë pjesë të historisë së Shqipërisë, kontributi i tij për Kishën Ortodokse Shqiptare. Nga mënyra se si kjo Kishë do të vazhdojë rrugëtimin e saj dhe do të mbijetojë në të ardhmen do të kuptojmë peshën reale të tij në historinë tonë, dhe ndoshta do të ndjehemi në siklet, se si një Kryepshkopi i besuam Kishën, por nuk i besonim dot një palë letra. Të cilat kujt nuk ia kemi dhënë!

Next Post
Kanella, konsiderohet si mbrojtëse e zemrës

Kanella, konsiderohet si mbrojtëse e zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In