• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rrotullohu të të shoh nga pas”, gazetarja shqiptaro-amerikane padit ish-presidentin e Fox News për ngacmim seksual

by Java News
14/12/2016 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptaro-amerikane është bërë gazetarja e radhës që ka paditur ish-presidentin e Fox News Channel, për ngacmim seksual.

Roger Ailes që tashmë është larguar nga televizioni të cilin e drejtoi me shumë sukses për gati 20 vjet po përndiqet nga një numër i madh padish, një prej të cilave mendohet se ka sjellë edhe rënien e tij nga posti i fuqishëm.

Kësaj here bëhet fjalë për gazetaren Lidia Curanaj, tashmë një reportere në “Fox 5”, me emrin ligjor Lidija Ujkic, e cila ka paraqitur një padi diskriminimi prej 28-faqesh kundër Fox News Channel, që ka pronë edhe televizionin ku ajo punon sot.

Në këtë padi, ajo akuzon Roger Ailes se e ka ngacmuar seksualisht kur aplikoi për punë në këtë kanal.

Sipas padisë, Ailes i kërkoi që të ngrihet në këmbë dhe të rrotullohet, gjatë intervistës që kishin bërë vetëm për vetëm, sepse donte “ta shihte nga mbrapa”.

“Po më pëlqen ajo që shoh”, kishte thënë Ailes sipas padisë. Curanaj ishte larguar me bindjen se e kishte siguruar vendin e punës, shkruan “The New York Times”, në një artikull kushtuar kësaj padie.

Ish-presidenti i televizionit me prirje të forta konservatore ishte njohur me gazetaren shqiptaro-amerikane gjatë një darke, në shkurt 2011, ku ajo kishte shkuar së bashku me senatorin e shtetit të Nju Jorkut, Gregory R. Ball, me të cilin shoqërohej.

Pas tre muajsh e kishte ftuar për intervistë në Fox News.

Pas intervistës, ai i kishte telefonuar senatorit Ball dhe e kishte pyetur: “Si është seksi me të? A është e dhënë?”. Senatori Ball e kishte përshkruar si “vajzë të mirë”, duke i dhënë sinjal se nuk ishte nga ato që ofrojnë seks.

Pas kësaj, Ailes i telefonoi duke i thënë se nuk ishte gati për një kanal si “Fox News”, por që duhej ta fillonte duke kontaktuar kanalet lokale të Fox-it, në një prej të cilëve punon tani. Curanaj besoj se nuk e morën në punë sepse nuk do t’i nënshtrohej seksualisht kryetarit Ailes.

Këto akuza janë të ngjashme me ato që janë bërë ndaj Ailes prej shumë grave gazetare dhe punonjëse të Fox News tashmë. E para që e paditi, kohët e fundit, Roger Ailes për ngacmim seksual ishte Gretchen Carlson, kur e pushuan nga puna. Të dy palët ranë dakord, që ta mbyllin çështjen dhe ajo mori 20 milionë dollarë në tavolinë.

Një hetim i brendshëm ka gjetur se të paktën 20 punonjëse kanë dëshmuar raste të sjelljes së papërshtatshme prej tij, përfshi edhe kërkim për favore seksuale në shkëmbim të ngjitjes në karrierë.

Ailes i ka hedhur poshtë si të pavërteta akuzat ndaj tij dhe është larguar nga Fox News në muajin korrik të këtij viti, me një marrëveshje që përfshinte edhe një shumë 40 milionë dollarësh për kryetarin që e filloi kanalin televiziv nga asgjëja dhe e ngriti në një fuqi mediatike me një miliard të ardhura neto në vit.

“Diskriminimi dhe ngacmimi që përshkruan zonjusha Curanaj tipike të sjelljes së shumë menaxherëve burra në Fox dhe të dëshmuar nga gra të panumërta në gjashtë muajt e fundit”, tha Jeanne M. Christensen, avokatja që përfaqëson gazetaren shqiptare. “Kemi ndërmend që ta bëjmë Fox që të mbajë përgjegjësi për këtë sjellje duke u dërguar një mesazh punëdhënësve kudo që ka pasoja të rënda nëse diskriminojnë kundër femrave të punësuara”.

Në padinë e saj, 38-vjeçarja shqiptare akuzon se edhe në Fox 5 ku po punon si reportere është përballur me një diskriminim të vazhdueshëm për shkak të moshës, seksit, ceneve, paraqitjes dhe kombësisë. Kjo është arsyeja thotë ajo se pse ia kanë ulur orët e punës dhe pagesën, sidomos pasi u ka thënë punëdhënësve se është shtatzënë.
illyriapress/d.i.

Next Post
Shpullë fytyrës, kantautori Sajmir Çili kallëzon gruan për dhunë

Shpullë fytyrës, kantautori Sajmir Çili kallëzon gruan për dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In