• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpullë fytyrës, kantautori Sajmir Çili kallëzon gruan për dhunë

by Java News
14/12/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sajmir Çili, kantautor i njohur dhe Suela Kalaja, këngëtare, u janë drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për njëri-tjetrin për dhunë. Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve, teksa i kanë gjetur në mes të një konflikti. Bëhet me dije se në prani të forcave të rendit, këngëtarja, në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Nisur nga kjo këngëtari ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtjeje.

Por, ndërsa marrëdhëniet mes tyre janë normalizuar dhe gjykata në fakt ka vendosur të pranojë edhe kërkesën për divorc, prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja. Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj. Çifti i njohur për publikun, sikurse dhjetëra çifte të tjera në vendin tonë, kanë trokitur në dyert e gjykatës e prokurorisë. Pas një debati të ashpër në familje, edhe Suela Kalaja ka vendosur t’i drejtohet policisë dhe ka siguruar nga uniformat blu një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për vete dhe vajzën. Çështja në fjalë ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, e cila në fakt e ka pushuar çështjen, pasi Sajmir Cili para gjykatës ka deklaruar se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe se do të jetojë në studion e tij, larg tyre, derisa të firmoset divorci.

“Në seancën e datës 04.05.2016, pala e paditur Sajmir Çili nënshkroi një deklaratë dorëshkrim para gjykatës, sipas së cilës: “Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë, të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjesëtimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit, duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj, dhe me pushimin nga ana e Suelës e urdhrit të mbrojtjes, unë do të paraqitem në prokurori të tërheq kallëzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë”. Suela Kalaja, pasi dëgjoi deklarimin e palës së paditur Sajmir Çili, bëri edhe ajo një deklarim me dorëshkrim si më poshtë: “Meqenëse nga ana e palës së paditur Sajmir Çili u përpilua deklarata në seancën e dt.4.05.2016, me vullnetin e tij të lirë ra dakord për sa është përshkruar në të, jam dakord të tërhiqem nga shqyrtimi i çështjes dhe kërkoj pushimin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.
faksimile-e-urdhrit-te-mbrojtjes-dhe-kerkesa-per-divorc-325x280
Ja pse dyshja e mirënjohur i dha fund martesës
Suela Kalaja dhe Sajmir Çili vite më parë kanë bërë publike historinë e tyre. Dyshja janë prindër të një vajze 9- vjeçare, Isea. Por duket se jo gjithçka ka ecur më së miri në këtë marrëdhënie, teksa kanë nisur problemet e para, dhe pas disa debateve të vazhdueshme, Suela i është drejtuar gjykatës me kërkesën për divorc. “Në seancë gjyqësore, gjykata konfirmoi faktin se fillimisht marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe korrekte, të ndërtuara mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok. Me kalimin e kohës midis palëve kanë lindur mosmarrëveshjet si pasojë e koncepteve të ndryshme që kanë për jetën dhe, duke mos pasur më komunikim dhe mirëkuptim, bashkëjetesa midis tyre është bërë e pamundur. Aktualisht paditësja Suela Kalaja dhe vajza e mitur Isea Çili jetojnë në një banesë me qira. Gjatë gjykimit, rezultoi se palët pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë për të normalizuar martesën, nuk kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin dhe bashkëjetesa midis palëve nuk mund të kthehej në normalitetin e saj”, thuhet në kërkesën për divorc.
BW/d.i./

Next Post
Katër alternativa, si mund të dalë Maqedonia nga kriza qeveritare

Katër alternativa, si mund të dalë Maqedonia nga kriza qeveritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com