• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rroftë gjeli kosovar këndimgjatë dhe krenar!

by Enver Robelli
05/01/2019 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

a15 tetori i vitit 2014 ka gjasa të hyjë në historinë e Kosovës. Atë ditë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor nënshkroi një vendim «për shpalljen nën mbrojtje të racës së gjelit kosovar këndimgjatë». Sipas vendimit bëhet fjalë për një lloj vendor të zbutur të gjelit. Në arsyetimin e vendimit thuhet se gjeli kosovar është racë autoktone e pulave dhe është kultivuar me mijëra vjet në trojet shqiptare – «kryesisht në fshatrat e Drenicës». Për gjelin kosovar këndimgjatë, nënvizohet në arsyetim, ka dëshmi të shumta. Për këtë gjel, sipas ekspertëve të gjelit kosovar, kanë shkruar shumë udhëpërshkrues, mes tyre edhe Evlija Çelebiu, udhëpërshkruesi i njohur osman. Për fat të keq zyrtarët e shtetit kosovar nuk japin ndonjë referencë se kur dhe ku ka shkruar Evlija Çelebiu për gjelin kosovar.

Mbresëlënës është përkushtimi i zyrtarëve për të përshkruar gjelin kosovar. Thuhet se ka varietete të ndryshme të kësaj race. Ajo e Dukagjinit këndon deri në 25 sekonda (me gjasë pandërprerë), raca e fshatit Brezhincë këndon deri në 12 sekonda, ndërsa raca e Gjilanit s’ndalet së kënduari 40 sekonda. «Secila nga këto përbëjnë varietet dhe dallohen për nga madhësia, pesha, ngjyra, zëri, melodia, tonaliteti i këndimit, por të gjithë janë racë e gjelit kosovar këndimgjatë».

Në arsyetimin e mëtutjeshëm zyrtarët e ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor e rrisin dozën e alarmit gjuhësor. Ata thonë se gjeli kosovar këndim gjatë viteve të fundit i është ekspozuar rrezikut të vazhdueshëm «nga dy drejtime»: rreziku nga racat e huaja që kanë hyrë në Kosovë («mbarështimi me ato raca ku vjen deri te përzierja dhe humbja e tipareve gjenetike») dhe nxjerrja jashtë e ekzemplarëve më të mirë të kësaj race, të cilat merren nga vendet e tjera për mbajtjen dhe përmirësimin e racave të tyre. Kjo mënyrë e argumentimit flet mjaft për mendësinë e zyrtarëve të shtetit. Pretendohet se duhet të ruhet raca e pastër e gjelave dhe të ndërmerren masa kundër përpjekjeve të huaja (të armikut?) për ta «përlyer» racën e pastër të gjelit kosovar këndimgjatë. Sulmi nga dy drejtime kundër gjelit kosovar rrezikon dhe varfëron seriozisht racën – thuhet në arsyetimin e vendimit të ministrisë. Gjeli kosovar këndimgjatë është vlerë e trashëgimisë natyrore kosovare, nënvizohet në vendim. Vënia nën mbrojtje e këtij gjeli na qenkësh me rëndësi, sepse në rajon paskësh shtete që duan ta përvetësojnë këtë racë si racë të tyre autoktone – duke aplikuar metoda «jokorrekte, të dëmshme dhe pa kurrfarë baze historike».

Gjeli kosovar këndim gjatë ka formë specifike, sipas ekspertëve. Ai është – i zgjatur, me shpinën e zgjatur pak të lakuar, ka qëndrim krenar, të lartë, elegant dhe kokën e paskësh më të lartë në raport me majën e bishtit. Si specifikë e këtij gjeli lavdërohet edhe «kaçurota» në formë të shkronjës V. (Athua nga kjo «kaçurotë» e gjelit autokton shqiptar janë inspiruar shqiptarët kur në vitet ’90 dilnin të protestonin duke formuar shkronjën V me gishta?). Me entuziazëm të paparë ekspertët vazhdojnë të përshkruajnë sqepin, laprat, fytyrën, sytë, nënveshët, qafën, shpinën, gjoksin, barkun, krahët, bishtin, këmbët, «kaçikët», puplat, ngjyra, këndimi («i gjatë, i butë melodik. […] Nëse kombinohet me raca të tjera, humb gjatësinë e zërit, melodinë»). Gjatësia e këndimit (deri në 60 sekonda) na qenkësh elementi qenësor me të cilin identifikohet gjeli kosovar këndimgjatë. Edhe pula kosovare këndimgjatë nuk ia lëshon rrugën gjelit për nga bukuria. Ajo përshkruhet si «gracioze» dhe «elegante», «me lëvizja të theksuara». Që këtë vendim të marrë vesh edhe dynjaja, ai është përkthyer edhe në anglisht. Por, meqë në vendim thuhet se ka vende në rajon që duan t’ia marrin Kosovës gjelin, vendimi është përkthyer edhe në serbisht.

Po më 15 tetor 2014 ministri i atëhershëm i mjedisit dhe planifikimit hapësinor nënshkroi vendimin për mbrojtje me ligj të racës së qenit deltari ilir. Për këtë racë thuhet se paskësh shkruar jo vetëm osmanliu Evlija Çelebiu, por edhe «Calumella». Me gjasë fjala është për Lucius Iunius Moderatus Columella, shkrimtar romak, i cili ka shkruar sidomos për bujqësinë, kopshtarinë dhe arborikulturës. Si në rastin e gjelit kosovar këndimgjatë edhe deltari ilir, sipas autoriteteve të Kosovës, është i rrezikuar nga armiqtë e jashtëm, të cilët duan ta përvetësojnë, duke ia tjetërsuar tiparet gjenetike dhe duke e dërguar në vende të tjera, ku përzihet me raca të tjera.

Gjithsesi, mund të ketë arsye të bindshme që një racë e gjelit apo e qenit nga Kosova të vihet nën mbrojtje ligjore, por arsyetimet që jepen në vendimin e ministrisë shpeshherë nuk janë të bindshme, nganjëherë janë pavullnetshëm humoristike dhe kanë nuanca të gjuhës raciste.

Vendimet mund të gjenden në këto vegëza:
https://mmph.rks-gov.net/repository/docs/ministri-vendim-5034-14_2014101608543800_70166.pdf?fbclid=IwAR34dxSXjz7vBD6FNaBRaCHYD3M-NBiKiMOunCf0_dDzddYVBmcXMi9u8V8

https://mmph.rks-gov.net/repository/docs/ministri-vendim-5035-14_157059.pdf?fbclid=IwAR0jO2zqlNrWA5QGuSoTof-4jZuchMWNvReZj9WkGU6vrarbDMEY2991xyQ

Next Post
Rama publikon videon, ja si do e shihni në “Xing me Ermalin”

Rama publikon videon, ja si do e shihni në “Xing me Ermalin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

November 7, 2026
Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In