• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrofshin vajzat e qepura, për ju djem që i kërkoni të virgjëra!

by Mustafa Nano
20/06/2020 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Ja një histori që e dëgjova në programin e televizionit News 24 “Jeta pa filtër”. Një vajzë 18 vjeçe fejohet. Fejohet me nipin e burrit të tezes. Është tezja që bën shkesin. Sepse ajo donte ta shihte mbesën në një lidhje me një djalë për së mbari. Dhe mes të dyjave bëhet kjo bisedë. -“Të pëlqen nipi i burrit tim, filan fisteku?”- “Po, më pëlqen.” -“Si thua për një lidhje serioze me të? Ia vlen.” -“Ashtu mendoj dhe unë.” -“Po ti je e virgjër? Se ai të do të virgjër.” -“Jo, nuk jam.” -“Po si t’ia bëjmë?” -“Nuk di ç’të them.” -“Duhet të shkosh të qepesh te gjinekologu.” -“Ok, që nesër.”

Shkon, dhe atje gjen vajza të tjera që kishin të njëjtin hall. Donin të qepeshin. Ju e dini ç’është qepja, apo jo? Qepja është procesi i rekuperimit të cipës së virgjërisë. Kështu e kemi quajtur ne prej kohësh që nuk mbahen mend: cipa e virgjërisë. Do të ishte një emërtim i bukur, nëse virgjërisë së vajzave nuk do t’i jepnim simbolikën morale që ne i japim. Mirëpo, ne ia japim virgjërisë së gruas këtë simbolikë morale. Dhe kështu, me mënyrën se si e kemi pagëzuar, ne e kemi shndërruar në një nëmë, në një mallkim. I kemi dhënë një ngarkesë morale të jashtëzakonshme një membrane, që është një pjesë e trupit, që në të vërtetë duhet të ketë ngarkesë morale po aq sa një puçërr, sa menisku i gjurit, apo mukoza e hundës, apo llapa e veshit, apo një dhemb i qumështit, apo një dhemballë e pjekurisë.

Po thoja që qepja është një ndërhyrje kirugjikale për ta ripërftuar cipën e famshme. Merren mbetjet e cipës që janë ende në vaginë dhe qepen, qepen literalisht, bashkohen me njëra tjetrën. E kështu, në rast se vajza kryen një akt seksual, cipa do të shqepet sërish, për pasojë do të ketë hemoragji. Është kjo që duan të shohin një pjesë djemsh shqiptarë. Kur shohin gjak në shtrat, ia bëjnë me vete: Bingo! Dhe e quajnë veten me fat. E quajnë veten të zgjuar.

Djem të tillë vetëm të zgjuar nuk janë. Sipas meje, nuk janë në rregull, nuk mbushin mirë. Dua të bëj një diskutim me këta djem. Dhe po u drejtohem atyre: “Ju kërkoni një vajzë të virgjër, dmth një vajzë që të mos ketë shkuar me asnjë djalë, dmth ju doni që të jeni djali i parë i saj, dhe i vetëm. Kështu? Epo dijeni që kjo është e pamundur. Çdo vajzë ka pasur gjithnjë një djalë, me të cilin ka shkuar të paktën mendërisht. E ka pasur një djalë, për të cilin ka fantazuar. Sepse më e para gjë që një vajzë do, që nga momenti që kupton se kush është vetë e çfarë është kjo botë, është: të dojë e të duhet. Nuk është se do që të ketë një cipë virgjërie, apo të ketë një burrë. Jo, do të dojë dikë e të duhet nga dikush.”

Kjo është njëra anë. Ka edhe një anë tjetër. Ju djem që kërkoni vajza të virgjëra, a jeni vetë të virgjër? Nëse po, atëherë e ka një logjikë që ju të kërkoni një vajzë gjithashtu të virgjër. Dhe unë ju heq kapelen. Jo që jeni të virgjër. Por që jeni koherentë. E që respektoni rregullin e artë, që e kanë të gjitha filozofitë, kulturat e fetë e moçme, i cili thotë: “mos kërkoni nga tjetri atë që vetë nuk jeni në gjendje t’ia jepni”. Për këtë, përsëris, ju heq kapelen. Por kjo nuk ju bën djem të mirë apo të mençur. Jo, kjo nuk ka lidhje.

Ama kur ju vetë nuk jeni të virgjër, ju duhet ta qepni gojën. Dhe duhet ta dini se gjithçka që meritoni është një vajzë e qepur, jo një vajzë e virgjër. Jo sepse me këtë do t’ju bjerë një fat i keq. Jo, jo, një vajzë e qepur mund të jetë një vajzë e shkëlqyer. Por sepse ju vetë, po ta dinit se keni marrë një vajzë të qepur, do vuanit si qen. Kjo do të ishte drama e jetës suaj.

Rrofshin vajzat e qepura! Sepse vetëm ato ju tallin ashtu siç e keni hak: duke ju dhënë atë që nuk e kanë, e që nuk ka pse ta kenë: cipën budallaqe që ju e quani cipën e virgjërisë. Edhe njëherë: rrofshin vajzat e qepura!

Next Post
Përmeti shënon rastin e parë me COVID-19/ I infektuari kontakte me aktorin Florian Binaj

Përmeti shënon rastin e parë me COVID-19/ I infektuari kontakte me aktorin Florian Binaj

Comments 2

  1. Yuri says:
    6 years ago

    Marigleni ishte i virgjer ,Muco?!

    Reply
  2. m says:
    6 years ago

    Une e vleresoj gjithmone Mustafa Nanon, sidomos ne debate televizive; eshte i drejtperdrejte dhe gjithmone konkret me cka thote, pervec kesaj, i jap edhe te drejte.

    Por nuk ia miratoj nje shkrim te tille. Sepse nje vajze budallaqe qe lexon kete shkrim, frymezohet dhe e sheh negativisht virgjerine. Virgjeria nuk duhet pare negativisht, si prapambetje, apo si nje defekt. Sigurisht, virgjeria nuk duhet te behet kult, por gjithashtu duhet te vleresohet virgjeria qe nje vajze e ruan qellimisht per tia dhene nje te vetmi.

    Reply

Leave a Reply to m Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In