• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrofshin vajzat e qepura, për ju djem që i kërkoni të virgjëra!

by Mustafa Nano
20/06/2020 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Ja një histori që e dëgjova në programin e televizionit News 24 “Jeta pa filtër”. Një vajzë 18 vjeçe fejohet. Fejohet me nipin e burrit të tezes. Është tezja që bën shkesin. Sepse ajo donte ta shihte mbesën në një lidhje me një djalë për së mbari. Dhe mes të dyjave bëhet kjo bisedë. -“Të pëlqen nipi i burrit tim, filan fisteku?”- “Po, më pëlqen.” -“Si thua për një lidhje serioze me të? Ia vlen.” -“Ashtu mendoj dhe unë.” -“Po ti je e virgjër? Se ai të do të virgjër.” -“Jo, nuk jam.” -“Po si t’ia bëjmë?” -“Nuk di ç’të them.” -“Duhet të shkosh të qepesh te gjinekologu.” -“Ok, që nesër.”

Shkon, dhe atje gjen vajza të tjera që kishin të njëjtin hall. Donin të qepeshin. Ju e dini ç’është qepja, apo jo? Qepja është procesi i rekuperimit të cipës së virgjërisë. Kështu e kemi quajtur ne prej kohësh që nuk mbahen mend: cipa e virgjërisë. Do të ishte një emërtim i bukur, nëse virgjërisë së vajzave nuk do t’i jepnim simbolikën morale që ne i japim. Mirëpo, ne ia japim virgjërisë së gruas këtë simbolikë morale. Dhe kështu, me mënyrën se si e kemi pagëzuar, ne e kemi shndërruar në një nëmë, në një mallkim. I kemi dhënë një ngarkesë morale të jashtëzakonshme një membrane, që është një pjesë e trupit, që në të vërtetë duhet të ketë ngarkesë morale po aq sa një puçërr, sa menisku i gjurit, apo mukoza e hundës, apo llapa e veshit, apo një dhemb i qumështit, apo një dhemballë e pjekurisë.

Po thoja që qepja është një ndërhyrje kirugjikale për ta ripërftuar cipën e famshme. Merren mbetjet e cipës që janë ende në vaginë dhe qepen, qepen literalisht, bashkohen me njëra tjetrën. E kështu, në rast se vajza kryen një akt seksual, cipa do të shqepet sërish, për pasojë do të ketë hemoragji. Është kjo që duan të shohin një pjesë djemsh shqiptarë. Kur shohin gjak në shtrat, ia bëjnë me vete: Bingo! Dhe e quajnë veten me fat. E quajnë veten të zgjuar.

Djem të tillë vetëm të zgjuar nuk janë. Sipas meje, nuk janë në rregull, nuk mbushin mirë. Dua të bëj një diskutim me këta djem. Dhe po u drejtohem atyre: “Ju kërkoni një vajzë të virgjër, dmth një vajzë që të mos ketë shkuar me asnjë djalë, dmth ju doni që të jeni djali i parë i saj, dhe i vetëm. Kështu? Epo dijeni që kjo është e pamundur. Çdo vajzë ka pasur gjithnjë një djalë, me të cilin ka shkuar të paktën mendërisht. E ka pasur një djalë, për të cilin ka fantazuar. Sepse më e para gjë që një vajzë do, që nga momenti që kupton se kush është vetë e çfarë është kjo botë, është: të dojë e të duhet. Nuk është se do që të ketë një cipë virgjërie, apo të ketë një burrë. Jo, do të dojë dikë e të duhet nga dikush.”

Kjo është njëra anë. Ka edhe një anë tjetër. Ju djem që kërkoni vajza të virgjëra, a jeni vetë të virgjër? Nëse po, atëherë e ka një logjikë që ju të kërkoni një vajzë gjithashtu të virgjër. Dhe unë ju heq kapelen. Jo që jeni të virgjër. Por që jeni koherentë. E që respektoni rregullin e artë, që e kanë të gjitha filozofitë, kulturat e fetë e moçme, i cili thotë: “mos kërkoni nga tjetri atë që vetë nuk jeni në gjendje t’ia jepni”. Për këtë, përsëris, ju heq kapelen. Por kjo nuk ju bën djem të mirë apo të mençur. Jo, kjo nuk ka lidhje.

Ama kur ju vetë nuk jeni të virgjër, ju duhet ta qepni gojën. Dhe duhet ta dini se gjithçka që meritoni është një vajzë e qepur, jo një vajzë e virgjër. Jo sepse me këtë do t’ju bjerë një fat i keq. Jo, jo, një vajzë e qepur mund të jetë një vajzë e shkëlqyer. Por sepse ju vetë, po ta dinit se keni marrë një vajzë të qepur, do vuanit si qen. Kjo do të ishte drama e jetës suaj.

Rrofshin vajzat e qepura! Sepse vetëm ato ju tallin ashtu siç e keni hak: duke ju dhënë atë që nuk e kanë, e që nuk ka pse ta kenë: cipën budallaqe që ju e quani cipën e virgjërisë. Edhe njëherë: rrofshin vajzat e qepura!

Next Post
Përmeti shënon rastin e parë me COVID-19/ I infektuari kontakte me aktorin Florian Binaj

Përmeti shënon rastin e parë me COVID-19/ I infektuari kontakte me aktorin Florian Binaj

Comments 2

  1. Yuri says:
    6 years ago

    Marigleni ishte i virgjer ,Muco?!

    Reply
  2. m says:
    6 years ago

    Une e vleresoj gjithmone Mustafa Nanon, sidomos ne debate televizive; eshte i drejtperdrejte dhe gjithmone konkret me cka thote, pervec kesaj, i jap edhe te drejte.

    Por nuk ia miratoj nje shkrim te tille. Sepse nje vajze budallaqe qe lexon kete shkrim, frymezohet dhe e sheh negativisht virgjerine. Virgjeria nuk duhet pare negativisht, si prapambetje, apo si nje defekt. Sigurisht, virgjeria nuk duhet te behet kult, por gjithashtu duhet te vleresohet virgjeria qe nje vajze e ruan qellimisht per tia dhene nje te vetmi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

September 10, 2026
Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

Ngritën plantacione hashashi në mes të pyllit, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Kolonjë! Banesën e kishin kthyer në magazinë, 2 thasë…

September 10, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

Të droguar në protestë? Tensionet e mbrëmshme në bulevard, 1 i arrestuar dhe 14 nën akuzë, bllokuan rrugën! Tre prej tyre iu gjet edhe hashash nëpër xhepa

September 10, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

September 10, 2026
“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

“Berisha gënjeu demokratët”- Bejko: Hyri në lojë paraja në formë dollari! Rrëmbeu PD, s’ka më të drejtën morale të fitojë zgjedhjet, është ende non grata

September 10, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Dinjitet nuk ka vetëm deputeti…

September 10, 2026
Ukraina sulm masiv, bombardon objektet ruse të gazit! Dronët fluturojnë 3 mijë kilometra brenda territorit të Rusisë

Ukraina sulm masiv, bombardon objektet ruse të gazit! Dronët fluturojnë 3 mijë kilometra brenda territorit të Rusisë

September 10, 2026
Tragjedi në Filipine, zjarri shkrumbon anijen e pasagjerëve, të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur!

Tragjedi në Filipine, zjarri shkrumbon anijen e pasagjerëve, të paktën 5 të vdekur dhe 87 të zhdukur!

September 10, 2026
Po bënte trajtim kirurgjikal kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak! Zbulohen detaje të reja nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis

Po bënte trajtim kirurgjikal kundër plakjes kur pësoi arrest kardiak! Zbulohen detaje të reja nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis

September 10, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Gjyqi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë hyn në fazën përfundimtare, sot nisin deklaratat në Hagë

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com