• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rroba & këpucë kontrabandë, arrestime në Kosovë

by A R
14/04/2016 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, Dogana e Kosovës njofton se gjatë kësaj jave njësitet e Doganës kanë zhvilluar dy operacione të ndara, si rezultat i të cilave janë konfiskuar mallra, si dhe janë ndaluar persona që kontrabanduan mallra.

Siç njofton Dogana e Kosovës, në rastin e parë oficerët doganorë kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.

“Pas dyshimeve fillestare oficerët kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave, por pas reagimit të oficerëve është bërë ndalimi i automjetit dhe legjitimimi i personit i cili e drejtojnë. Gjatë kontrollit janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6,000 euro. Palës i është shqiptuar kundërvajtja doganore derisa mallrat dhe kombi janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, në rastin e dytë, njësitet e doganës janë penguar gjatë tentimit për të ndaluar një kombi të dyshuar, ku një automjet “Golf III” ka tentuar të bllokonte rrugën.

“Njësitet tjera të Doganës janë angazhuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e të dy automjeteve si dhe legjitimimin e personave ku njëri prej tyre është prangosur dhe është hapur rast penal. Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia (mallrat dhe kombi janë konfiskuar)”, thuhet në komunikatë.

Dogana thotë se në të dy rastet ka arritur të identifikojë automjetet duke iu falënderuar sistemeve të kamerave të cilat janë instaluar në automjetet e antikontrabandës, që mundësojnë identifikimin e personave dhe automjeteve.

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës thotë se është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.

“Për të bërë këtë dogana kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë ta ndihmojnë Doganën duke lajmëruar raste në 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në lajmro@dogana-ks.org.”

Next Post

Kanadaja legalizon ndihmën mjekësore për të... vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In