Një tjetër lagje e Tiranës i ka dhënë fund problemeve me ujin e pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e Bashkia së Tiranës, ka përfunduar në një kohë rekord rrjetin e ri të ujësjellësit për gjithë lagjen që përshkohet nga rruga “Zagoria” në Kombinat.
Këtë fakt e ka bërë të ditur sot vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjithashtu ka gjetur rastin të bëj të ditur se kur uji paguhet krijohet mundësia për më shumë investime.
“Faleminderit që paguani ujin, po i kthejmë të ardhurat në investime. Rrjeti i ri zgjidh furnizimin me ujë dhe eliminon humbjet”, shkruan Veliaj në Facebook.