• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rrjeta e merimangës’ e PD-së mbi drejtësinë, batërdi emërimesh pas humbjes së zgjedhjeve

by Java News
08/04/2017 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

36 gjyqtarë u emëruan në vetëm dy muajt e gjysmë, që paraprinë rotacionin e pushtetit në vitin 2013. Ndonëse i gjithë viti 2013 njohu një “bum” emërimesh në gjykata apo në prokuroritë në të gjithë vendin, emërimet e bëra pas humbjeve të zgjedhjeve tregojnë qartë se sa e rëndësishme është për Partinë Demokratike ushtrimi i një kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Në 43 VKM që janë miratuar që prej 23 qershorit, deri në 10 shtator kur u krye rotacioni i pushtetit, ka pak nga të gjitha, hidrocentrale, tjetërsim prone, koncensione, ndryshime në ligjin për PPP-të, e madje edhe tjetërsim i sipërfaqeve pyjore për nxjerrje gërqele.

Në dy prej këtyre VKM, ato me numrin 106 dhe 123, u publikua emërimi i menjëhershëm i 7 gjykatësve dhe më pas edhe 29 të tjerëve, nga gjykata e Apelit të Tiranës, Durrës, Gjykata Administrative, e shumë të tjera me radhë. Pak ditë përpara rotacionit të pushtetit u emërua edhe gjykatësja e Durrësit, Joana Qeleshi, e cila pasi punoi për disa vjet në studion e Argita Berishës, u emërua me të shpejtë në gjykatë.

Në 2016-n, ajo mori vendimin për shpronësimin e shoqërisë “ONMIX”, që kishte ardhur në Shqipëri për të ndërtuar një kompleks me vlerë 180 milionë eurosh, e dhënien e truallit të saj një familje që nuk kishte pasur as lidhje gjaku dhe as kishte banuar ndonjëherë në Gjirin e Lalzit. Vendimi i Qeleshit bëri që kompania libaneze të largohej përfundimisht nga Shqipëria pa e kryer ndonjëherë investimin e saj.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se disa prej gjykatësve të emëruar në vitin 2013 dhe në periudhën e rotacionit të pushtetit, përfunduan “në listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ata gjykatës dhe prokurorë të cilëve iu hoq viza.

Lexo se kush i emëroi gjykatësit e “listës së zezë” në linkun – http://lexo.al/kush-i-emeroi-gjyqtaret-e-listes-se-zeze-te-shba-ve/ Zbulimi i këtyre fakteve provon edhe një herë më shumë se kush është me të vërtetë i interesuar për të bllokuar reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, proces që duhet të kishte filluar nga zbatimi që në javën e parë të marsit, por mbetet pezull për shkak të bojkotit parlamentar të Partisë Demokratike.

ma.me

Next Post
Tefta Radi: Dashuria ime me Frankon dhe ditët e vështira në Fushë-Arrëz

Tefta Radi: Dashuria ime me Frankon dhe ditët e vështira në Fushë-Arrëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In