• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrjedhje gazi në Porto Romano/ Nxënësit ndërpresin mësimin, evakuuohen disa banorë

by Java News
26/10/2022 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjedhje gazi janë raportuar në një fabrikë të Porto Romanos në Durrës. Disa banorë janë evakuuar nga zona.

Të alarmuar nga situata që mund të dalë jashtë kontrollit, prindërit kanë kërkuar të marrin dhe fëmijët nga shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila në këto rrethana ka ndërprerë procesin mësimor.

Në të gjithë zonën, ndihet e fortë dhe mbytëse era e gazit, ndërsa ka mbërritur dhe një autoambulancë pranë fabrikës. Shërbimi zjarrfikës është po ashtu në gatishmëri. Deri më tani nuk sipas njoftimit të policisë nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Shefi i komisariatit të Durrësit, Vilson Bala ndodhet në vendngjarje, ndërsa ekspertët dhe grupi hetimor janë jashtë ambienteve të fabrikës, pasi është e pasigurt këqyrja e vendit.

Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi ende nuk është vënë nën kontroll plotësisht rrjedhja e gazit.

Më 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektivë të policisë.

Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të  në fabrikën e gazit në Durrës, duke kërkuar nga autoritetet një zgjidhje të shpejtë të situatës. Shumë familje që jetojnë pranë fabrikës ndjehen të rrezikuar për bashkëjetesën kritike me të.

Njoftimi policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër, një sasi e vogël gazi.

Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/s.f

Next Post
Kishte fshehur dhjetëra steka me cigare në dyshemenë e kamionit, arrestohet 44-vjeçari

Kishte fshehur dhjetëra steka me cigare në dyshemenë e kamionit, arrestohet 44-vjeçari

Comments 1

  1. Durrah Rodoni says:
    3 years ago

    Prite zot rrezikun, por në se ndodh ndonjë shpërthim, duhet që gjithë njerëzia, ta dinë mirë se, shpërthimi i Gërdecit, do të ishte një lule në saksinë e ballkonit, mbasi ky shpërthim, do të ishte jo më i vogël se 10 ballë, duke rrafshuar gjithë Durresin me gjithë rrethina, shkaterrohej Vora, Fushë Kruja dhe të paktën, gjysma e Tiranës, pa llogaritur dëmin nga DETI, ku do të krijohej një TSUNAMI, që do të përmbyste kushedi sa sipërfaqe toke, mbytje bagëtishë e banesa të zhdukura, plus anijet që mund të ndodheshin afër qendrës së shpërthimit…..
    Zoti na ruajt, nga hajdutët e pa ngopur.
    Të lutemi e shpresojmë vetëm në ZOT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In