• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët në politikën shqiptare

by Ylli Pata
10/12/2020 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Një sondazh i publikuar dy ditë më parë nga instituti i njohur italian Piepoli paraqiti një fotografim të perceptimit politik në Shqipëri, katër muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky institut, i cili ka një përvojë në Shqipëri që në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ka qenë përgjithësisht afër realitetit, në parashikimet që ka publikuar përpara zgjedhjeve, por edhe ditën e votimeve.

I njohur në Itali si klient i televizionit publik italian Rai, Piepoli gjithashtu ka një përvojë që i kanë dhënë një lloj besueshmërie në sondazhet e tij. Sondazhi i dy ditëve më parë, i cili ishte i ndarë në shumë nëndarje, si element final kishte gjithsesi fotografimin e perceptimit popullor në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Së bashku me fotografimin në rang kombëtar Piepoli publikoi dhe një fotografim për qarkun e Tiranës. Si edhe në rastet e tjera, sondazhi kombëtar thuajse ishte i njëjtë me atë të qarkut të Tiranës, i cili realisht është dhe Shqipëria në miniaturë, jo vetëm në numrin e banorëve por edhe me shtresat që banojnë në kyrqytet dhe zonat urbane e rurale rreth tij.

Në sondazh, PS-ja paraqitej e rritur nga 48% në zgjedhjet e 2017-s, në 53-59% në rang nacional dhe deri në 60% në qarkun e Tiranës. Partia Demokratike si subjekt paraqitej e rritur nga 29% në 2017-n në 30-34%, rezultat që ishte i njëjtë me qarkun Tiranë.

Por ishte LSI-ja ajo që fotografohej si subjekti që humbte më shumë konsensus, nga 14.28% në vitin 2017, në 2-4%, rezultat që gjithashtu ishte i ngjashëm me qarkun Tiranë.

Në fakt ky është edhe rezultati më i bujshëm i këtij sondazhi që natyrisht do të sjellë polemika të forta në opinionin publik, e sipas gjasave edhe nga vetë LSI-ja që është edhe më e prekura në këtë rast.

Po a mund të ketë bazë reale një “shkrirje” masive e partisë që prej vitit 2009 ka qenë poli i tretë politik në vend?

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët

Në fakt pikërisht këto zgjedhje janë prova reale për ta vërtetuar këtë fenomen, ku ndër vite LSI është rritur edhe nga koalicioni që ka krijuar me dy partitë e mëdha PD dhe PS.

Rritja dhe ulja e partive në bazë të qenies në pushtet në Shqipëri, nuk se është fenomen i ri dhe nuk ka ndodhur me LSI-në. Përpara saj, dy parti të tjera në vend Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Partia Republikane e Fatmir Mediut, kanë përjetuar një rritje të konsiderushme kur kanë qenë në koalicion me një prej partive të mëdha dhe më pas janë shkrirë si kripa në ujë.

Në vitin 1997 dhe 2001 për 8 vjet, partia e Gjinushit kishte pozitën e LSI-së në 2009 e 2013 ku njëherë mbante postin e kreut të Parlamentit e më pas atë të Zv.kryeministrit, çka solli edhe poste vendore që rritën aksionet politike në zgjedhje të përgjithshme dhe ato lokale.

PSD në 1997 kishte 23 deputetë. Ndërkaq, në vitin 2005 PR e Fatmir Mediut pësoi një rritje të madhe falë taktikës parazgjehdore me PD-në ç’ka i dha një grup të madh parlamentar. Por kur partia e madhe ka ikur nga pushteti, deputet ka ngelur vetëm Fatmir Mediu.

Rrjedhja e LSI-së? Sondazhi për 25 prillin dhe precedentët

A do të ndodhë një precedent i tillë me LSI-në më 25 prill siç e thotë sondazhi i Piepolit? Natyrisht që zgjedhjet janë ato që do ta japin vulën përfundimtare, por edhe publikimi i një sondazhi tjetër alternativ mund t’i japë debatit edhe më shumë argument.

Next Post
Veliaj: Minoranca që shkatërron nuk përbën problem, do i rregullojmë prap. Ai që bëri gabimin të mbajë përgjegjësi

Veliaj: Minoranca që shkatërron nuk përbën problem, do i rregullojmë prap. Ai që bëri gabimin të mbajë përgjegjësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Besa e kryepunëtorit

July 24, 2026
Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

Demirxhiu: Rivlerësimi i pronave po kërkohet më shumë në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë

July 24, 2026
Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

Stuhi të fuqishme godasin Greqinë, mbi 100 mijë rrufe, përmbytje, tornado dhe alarm nga autoritetet

July 24, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

July 24, 2026
Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

Rrapaj: Bujqësia shqiptare në vështirësi, duhet urgjentisht ligj për sigurimet

July 24, 2026
SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

SHBA godet Iranin! Deti i Kuq kthehet në front të ri lufte, ja çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të Trumpit

July 24, 2026
Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

Kodi politik i reflektimit të Edi Ramës!

July 24, 2026
Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 55-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 24, 2026
NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

NATO konfirmon rrëzimin e një droni në hapësirën ajrore të Rumanisë

July 24, 2026
Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

Durrës/ Goditet me thikë një person pas një konflikti

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In