• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Rritje pensionesh dhe paketë solidariteti për ish-ushtarakët”

by Java News
18/06/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit, Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri bashkëbisedoi me një përfaqësi të ish-ushtarakëve me të cilët diskutoi për problematikat me të cilat ndeshen.

“Çfarë kemi vënë në projektet tona katër vjeçare dhe që është e shkruar edhe në manifestin tonë elektoral. Çdo vit, sa herë të ketë rritje ekonomike, të ketë edhe rritje graduale të rrogave dhe pensioneve. Nëse le të themi do ketë 3% rritje, kjo rritje të shpërndahet tek shtresat në nevojë dhe tek pensionistët. Kjo krijon një mundësi më shumë për të patur një rritje graduale”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal edhe tek një tjetër pikë e programit të Partisë Socialiste për shpërblimet në kuadër të paketës së solidaritetit. “Do të ketë edhe një paketë solidariteti prej 70 deri 100 mijë lekë të vjetra në vit si shpërblim mbi shtesën natyrale që do pësojnë pensionet”, garantoi Gjiknuri.

Referuar problemeve të ngritura nga ish-ushtarakët, Gjiknuri u shpreh i gatshëm që të ndërhyjë për adresimin e disa prej tyre.

“Është një pjesë e legjislacionit që duhet parë. Nuk patëm mundësi këto muajt e fundit pasi edhe situata politike nuk na ndihmoi. E di që për shërbimet e sigurisë kishit disa çështje për të cilat ishit të merakosur e që duhen riparë. Probleme që do ti shikoj personalisht nesër me Ministrin e Brendshëm apo me të tjerë, në mënyrë që me legjislacionin e ardhshëm ti bëjmë realitet”, premtoi ai.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh i bindur se kjo kategori sociale do të mbështesë fuqimisht Partinë Socialiste në 25 Qershor.

“Jam i bindur se ne jemi këtu sepse jemi mbështetësit e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Nuk mjaftojmë vetëm ne pasi jemi njerëz të një shtëpie, duhet që të gjithë të trokasim derë më derë për tu thënë të gjithëve se e duam Vlorën. Duam që projekti i madh i ndryshimit të Vlorës të ketë atë që të gjithë presin, ndryshimin rrënjësor dhe tërësor të këtij qyteti”, u shpreh Leli./a.ç

Next Post
Veliaj: Basha i vetmi kryetar bashkie që i dha vetes leje për shtesë kati

Veliaj: Basha i vetmi kryetar bashkie që i dha vetes leje për shtesë kati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com