• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Basha i vetmi kryetar bashkie që i dha vetes leje për shtesë kati

by Java News
18/06/2017 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vora ku morri pjesë në takimin elektoral të Partisë Socialiste, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi votën e zgjedhësve për Edi Ramën, si e vetmja garanci për vijimin e reformave të nisura dhe si i vetmi aleat i pushtetit vendor në realizimin e projekteve që zhvillojnë qytetet. Ai theksoi se alternativa e socialistëve qëndron përballë alternativës së dështuar të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka dhënë provën se në 4 vite në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asgjë.

“Sot kemi 2 mundësi, të vazhdojmë përpara me Edi Ramën dhe PS, ose të kthehemi mbrapa, asnjë njeri nuk do të kthehet mbrapa. Sot na vjen kandidat dhe guxon të sfidojë Edi Ramën, ish-kryetari i Bashkisë së Tianës. 4 vjet ora 12 në Tiranë, ngeci Sahati gjumë total dhe sot do të vendosi të gjithë Shqipërinë në gjumë. Në Bashkinë e Trianës në 4 vitet e fundit 90% e vendimeve janë firmosur nga Eno me dy n. Ky njeri dhe një punë që kishte e delegoi te dikush tjetër  se vet ishte i zënë duke vlejtur gjumë. Një njeri që nuk ka ngulur dot nju gozhdë në Tiranë, nuk e bën dot vezën e Edi Ramës”, tha Veliaj.

Ai replikoi edhe propozimin tjetër të deklaruar nga kreu demokratëve për të vendosur tabelë bizneseve që paguajnë taksat, duke theksuar se ky është një proces që ka një vit që zbatohet në Tiranë. “Po e shikoja dje. Kunati i vet i kishte printuar ca stikera dhe ia vinte dyqaneve që të vërtetonin nëse i ka paguar taksat lokale. I them diçka. Ne në Tiranë kemi një vit që e bëjmë një certifikatë për taksat vendore, dhe nëse i ve stikerat në Vorë, edhe në Kamëz, Le t’i thotë Xhelalit dhe Fiqos që të bëjnë detyrën e  tyre ashtu siç e bëjmë në Tiranë se nuk është kjo punë e qeverisë qendrore”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se Basha është i vetmi kandidatë për kryeministër i cili pasi hoqi çekun e bebeve dhe bursat për nxënësit me 10 si kryetar i Bashkisë së Tiranës vjen sot me propozimin për të vendosur vakte falas nëpër shkolla. “E dëgjova dje tha, kopshtet dhe çerdhet do ti bëjmë të gjitha pa lekë. E dini si ishte vendim i parë pasi vodhi votat, 10 votat në Trianës në 2011, vendimi i parë ishte që të hiqte çekun e bebes që për 11 vjet Edi Rama ja jepte çdo bebe që lindte në Tiranë. E hoqi. Pastaj tha do t’i bëj drekat falas në shkollë. E dini cili ishte vendimi i dytë që mori në Tiranë, pas vodhi votat? Vendimi i dytë ishte që hoqi bursat për të gjithë nxënësit e Tiranës që ishin me 10. Si ka mundësi, një njeri që hoqi bursat e nxënësve, që hoqi çekun e bebes sot ka kurajën të vi të gënjejë në qytete të tjera se ne Tiranë nuk ia mban. Në Tiranë e dinë që është gënjeshtar dhe nuk bën fushatë fare, As ai, as Saliu, as Mediu, nuk dalin këta të Republikës së Re, por vinë në bashki të tjera dhe mundohen ti thonë njerëzve, hajeni sapunin, është djathë, faleminderit shumë, sapun për djathë nuk hamë”, shtoi Veliaj.

Duke folur për çështjen e legalizimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se qeveria e djathtë nuk ndërmori asnjë hap për zgjidhjen e këtij problemi. Veliaj deklaroi se Lulzim Basha është i vetmi Kryetar Bashkia i cili kur ishte në detyrë i dha leje për shtesë kati vetes së tij e më pas e legalizoi. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë më shumë legalizime seç janë bërë .

“Sot alternativa e republikës së re, që në fakt është gjithçka tjetër përveçse e re, është dikush i cili kur qeveriste nuk bëri asnjë legalizim. Me Artan Lamën, me Esad Vorpsin, kemi bërë legalizimeve më shumë se kurrë më përpara. Dhe kandidati tjetër është i vetmi kryetar bashkia në republikë që ka qenë, i cili i dha leje shtesë kati vetes së vet, objekt për vete i legalizimit. Në Tiranë nuk po i qas njeri. Në Tiranë ata e kanë humbur davanë, në Tiranë nuk takojnë dot njeri se i thonë ju provuam katër vjet dhe mundohen të vijnë të gënjejnë në Kamëz e Vorë. E pse qenka një qytetar në Vorë më pak inteligjent, më pak i zgjuar dhe më pak me dinjitet se një qytetar në Tiranë. Jemi të gjithë njësoj, një gjak, një mendje, një popull. Kush ka gënjyer një herë, dy herë, tre herë, pesë herë në Tiranë nuk duhet të ketë fytyrë të vijë të gënjejë në Vorë”, tha Veliaj./a.ç

Next Post
FOTOT/Festat e shfrenuara të turistëve britanikë, alkool, orgji dhe…dhunë

FOTOT/Festat e shfrenuara të turistëve britanikë, alkool, orgji dhe...dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

August 25, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

August 25, 2026
Motori përplaset “kokë më kokë” me makinën/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Santorini

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

August 25, 2026
Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

Kthjellime, vranësira dhe erë e fortë në disa zona, parashikimi i motit për sot

August 25, 2026
Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

August 25, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë

August 25, 2026
Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com