• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja ekonomike u ngadalësua nga rënia e besimit

by A R
11/05/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi më e ulët se parashikimi, inflacioni i tremujorit të parë të 2016 shënoi rënie të papritur. Ambienti i huaj ka rezultuar i përkeqësuar dhe besimi i biznesit nuk shfaqi përmirësim të qëndrueshëm. Këto zhvillime kanë shtyrë në kohë kthimin e ekonomisë në ekuilibër…

Banka e Shqipërisë, në një takim informal me mediat për prezantimin e raportit mujor të politikës monetare të tremujorit të dytë 2016, ka zbardhur arsyet që kanë ngadalësuar rritjen ekonomike gjatë muajve të fundit, ku rënia e besimit në ekonomi dhe ambienti i jashtëm i përkeqësuar citohen si arsyet kryesore.

“Informacioni i ri ka qenë në krahun e poshtëm të pritjeve të Bankës së Shqipërisë. Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi më e ulët se parashikimi, inflacioni i tremujorit të parë të 2016 shënoi rënie të papritur. Ambienti i huaj ka rezultuar i përkeqësuar dhe besimi i biznesit nuk shfaqi përmirësim të qëndrueshëm. Këto zhvillimi kanë shtyrë në kohë kthimin e ekonomisë në ekuilibër”.

Indeksi I besimit në ekonomi ( Treguesi i ndjesisë ekonomike -TNE) ra me 5.7 pikë, në tremujorin e parë të vitit 2016, duke zbritur poshtë mesatares historike për herë të parë pas tre tremujorëve, ka raportuar më parë Banka e Shqipërisë. (http://www.monitor.al/bie-ndjeshem-besimi-ne-ekonomi-ne-muajt-e-pare-2016-poshte-mesatares-afatgjate/). Ecuria e këtij treguesi u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku rënie më të fortë regjistroi besimi në sektorin e ndërtimit. Në rënie ka qenë dhe besimi konsumator.

Rritja ekonomike rezultoi 2.2 % në tremujorin e katërt dhe 2.6 % për 2015. Ajo është udhëhequr nga aktiviteti në ndërtim dhe shërbime, vlerëson Banka e Shqipërisë. Aktiviteti industrial ka vuajtur konjukturën e pafavorshme në tregjet botërore dhe në partnerët tanë tregtarë. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike është udhëhequr nga zgjerimi i konsumit familjar dhe i investimeve private.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë e vunë theksin dhe në rënien e investimeve kapitale, që janë zëri që kanë pësuar tkurrjen më të madhe në të gjithë zërat e shpenzimeve buxhetore. Në kahun tjetër, eksportet e mallrave janë në rënie, ndërsa ato të shërbimeve në rritje.

Në kahun tjetër, inflacioni ka qenë afër zeros, në intervalin për tre tremujore radhazi. Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë, kjo rënie ishte e papritur pasi ata nuk kishin informacion paraprak për një gjë të tillë. Efekti kryesor vlerësohet të ketë ardhur nga rënia e naftës, ndërkohë që edhe partnerët tregtarë kanë rishikuar me rënie të fortë inflacionin. Ata kanë rishikuar me ulje dhe rritjen ekonomike, thanë specialistët e Bankës së Shqipërisë.

Inflacioni mesatar i tremujorit të parë rezultoi në nivelin e 0.7 %. Rënia e inflacionit, sipas Bankës së Shqipërisë, ka ardhur nga goditje të ofertës:

-Inflacioni i ulët i ushqimeve

-Përcjellja e rënies së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar

-Faktorë teknikë të bazës së lartë krahasuese

Ndikimi i tyre në inflacion pritet të jetë kalimtar dhe të shuhet në gjysmën e dytë të vitit.

Niveli i inflacionit në fundit të 2016 pritet të luhatet rreth vlerës 1.9 %, krahasuar me parashikimin 2.3 % të raportit të mëparshëm.

Presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kapacitetet prodhuese shfrytëzohen vetëm pjesërisht dhe presionet në tregun e punës mbeten të dobëta. Inflacioni bazë, i cili sinjalizon presionet afatgjata nga ana e kërkesës mbi inflacion, ka mbetur në vlera të ulëta.

Normat e interesit nuk do rriten para vitit 2017

Banka e Shqipërisë paralajmëroi se stimuli monetar mund të rritet më tej gjatë vitit 2016, ndërkohë që cikli rritës i normave të interesit nuk do të fillojë para vitit 2017. Pak ditë më parë, me qëllim respektimin e objektivit të inflacionit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi që: Të ulë normën bazë të interesit në nivelin 1.25 %; Të ngushtojë korridorin e lehtësirave të përhershme duke ulur normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin e 2.25 %

Në afat të mesëm rritja do përmirësohet

Megjithatë, Banka e Shqipërisë mbetet optimiste për të ardhmen. “Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi. Në horizont afatmesëm, presim një rritje ekonomike në përmirësim dhe një kthim gradual të inflacionit në objektiv. Ekonomia parashikohet të kthehet në ekuilibër gjatë vitit 2017, duke ndihmuar kthimin e inflacionit në objektiv rreth fundit të vitit 2018.

Konsumi dhe investimet private pritet të jenë mbështetësit kryesorë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2016. Ekonomia pritet të rritet me ritëm më të lartë se vitin e kaluar.

Tregjet financiare janë likuide dhe kjo është reflektuar në norma të ulëta interesi. Interesat për huadhënien në lekë janë ulur gradualisht në tre vitet e fundit. Megjithatë, kushtet financiare stimuluese nuk janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kredisë, si pasojë e hezitimit të agjentëve ekonomikë dhe financiarë.

Transmetimi i plotë i efekteve të politikës monetare në tregjet financiare dhe zbatimi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të ndihmojë në rritjen e interesimit të bankave ndaj kreditimit. Megjithatë, përmirësimi i qëndrueshëm i klimës së biznesit dhe rritja e interesit për kredi, për investime afatgjata do të varet edhe nga përshpejtimi i reformave strukturore.

Këto të fundit, përcaktojnë rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së vendit në afat të gjatë, thekson Banka e Shqipërisë./a.m.

Next Post

Sokol Balla: Detaje të vogla të dy ditëve jo të zakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
PE miraton raportin e progresit për Shqipërinë! Schieder: Integrimi në BE më 2030, objektiv realist

Raportuesi Schieder: Shqipëria është pararendëse e procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

September 28, 2026
Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

Pentagoni deklasifikon 71 dosje për UFO-t: Objektet misterioze mbeten pa shpjegim

September 28, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin

September 28, 2026
“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com