Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh të enjten në Kuvend, se “shifrat e Bankes Boterore nuk manipulohen dot” dhe se “ekonomia shqiptare po ndjek trendin pozitiv të rritjes, e konfirmuar kjo nga shifrat reale të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare”.
Ministri i hodhi poshtë akuzat e deputetit të opozitës, Edmond Spaho, sipas te cilit ekonomia shqiptare po ecen gjithnje e me keq.
“Ekonomia po ecën në baza të shëndosha të rritjes progresive. Raporti i fundit i Bankes Boterore, evidenton se në Shqipëri ka rritje të numrit të punësimit. Ndërsa indikatorët që mbështesin progresin e ekonomisë së vendit shenojne terma pozitive”, tha ministri Ahmetaj.
Duke iu referuar raportit Bankës Qendrore, ai tha se rritja ekonomike me 3 per qind në tremujorin e tretë, tregon tendencë të qëndrueshmërisë ekonomike shqiptare, ndersa trendi rrites per kete vit parashikohet te jete 2.75%. Raporti i BSH konfirmon se investimet e huaja në 2015-n shënuan vlerën e 714 milionë eurove, kundrejt 612 milionë në 2014. Ndersa per here te pare gjate kesaj periudhe rritje pozitive shenoi sektori i ndertimit.
“Ekonomia po lëviz në drejtimin e duhur dhe rritja pozitive e saj është e lidhur me uljen e varfërisë. Manipulimi i shifrave është paradoks i pashpresë” , u shpreh ministri Ahmetaj, ndersa vuri ne dukje se, qeveria do te adresoje reforma dhe nisma qe mbeshtesin rritjen e punesimit, ekonomise dhe indikatoreve te tjere qe cojne perpara vendin.
“Edhe raporti i fundit i BSH konfirmon rritje të sigurt të sektorëve, madje edhe rritjen e kredisë konsumatore”, vuri ne dukje ai, ndersa komentoi dhe çështjen e koncesioneve, duke shtuar se “ato(koncesionet) janë të shumëllojshme’, nderkohe qe konfirmoj se ‘ministria nuk është autoritet kontraktues”.