• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eksportet mbyllën vitin me rënie, ecuria më e dobët nga 2009-a

by Java News
28/01/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare shfaqen dobësi me 2015 duke e mbyllur vitin me një rënie 4.9 për qind, duke arritur në 243 miliardë lekë. Një vit më parë, eksportet kishin shënuar një rritje prej gati 4%. Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është zgjerimi më i ulët i eksporteve që nga viti 2009. Konjuktura e pafavorshme ndërkombëtare vitin e kaluar, me uljen e çmimeve të naftës e mineraleve ka qenë arsyeja kryesore e kësaj tendence, ndërkohë që rritja e grupeve të tjera (kryesisht pije ushqimore e duhan, tekstile e pajisje këmbimi) ka qenë shumë e ulët për të amortizuar këtë rënie.

Tkurrja më e madhe e eksporteve është shënuar në zërin e mineraleve dhe energjisë elektrike, që ranë me 25% për të arritur në 64.5 miliardë lekë. Sipas të dhënave të doganave kjo rënie në vlerë e eksporteve shqiptare në këtë grup i dedikohet çmimeve të ulta të naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e ulta sipas ekspertëve ndikuan në dy kahe. Së pari u dekurajua eksporti në volum i naftës bruto dhe mineraleve të rënda dhe nga ana tjetër për volumet e eksportuara u morën më pak vlera monetare së në vitin 2014. Tkurrja e aktivitetit të Bankers Petroleum ka dhënë ndikimin më të lartë. Sipas të dhënave paraprake nga kompania, xhiro e saj u përgjysmua në vitin 2015, si rrjedhjë e çmimeve më të ulëta të naftës. Në nëntor dhe pjesën e parë të dhjetorit kulmoi dhe konflikti Bankers-tatime, me këta të fundit që kërkonin pagesën e detyrimit prej 57 milionë dollarësh, pas një rivlerësimi të aktivitetit të vitit 2011. Bankers mbylli gjysmën e puseve dhe “kërcënoi” deri me ndërprerje të prodhimit. Konflikti më pas u zgjidh në pjesën e parë të dhjetorit, teksa kompania pranoi pagimin e detyrimit. Nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.
Eksportet e “minerale, lëndë djegëse dhe energji” zinin 27% të totalit në fund të 2015-s, nga 34% një vit më parë. Përa kohë që konjuktuara e çmimeve ndërkombëtare mbetet e pafavorshme (nafta luhatet aktualisht në 30 dollarë për fuçi), nuk pritet në 2016-n ndonjë kthesë positive.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 5% në gati 90 miliardë lekë për vitin 2015, duke u bërë grupi më i madh i eksportuar në vend, me 37% të totalit (një vit më parë kryesonin lëndët djegëse e energjia me 34% të totalit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten në gjysmën e dytë të vitit, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar. Industria e tekstileve e këpucëve gjendet në udhëkryq, teksa kostot e punës në vend janë rritur, nga rritja e taksave dhe energjisë, duke e bërë më pak konkurruese me koston e punës, nga njëra anë dhe nga ana tjetër industria, sidomos ajo e tekstileve, ka mbetur e pazhvilluar, duke kryer vetëm disa cikle, çka e pengon të zgjerojë tregun përtej partnerit tradicional, që është Italia.

Rënie në krahasim me vitin 2014 shënuan edhe materialet e ndërtimit dhe metalet me rreth 5 për qind. Ecuria negative e këtj grupi u përshpejtua në nëntor dhe dhjetor, duke shënuar një rënie përkatësisht me 22% dhe 32%. Kompania Kurum ka kaluar një periudhë të vështirë në muajt e fundit të vitit, duke ndikuar në performancën negative të këtij grupi.

Rënie pësuan edhe eksportet e grupit drurit dhe të letrës me -9.2 për qind, pas rritjes së fortë që ato kishin shënuar vitin e mëparshëm. Kompania “Center Shqiptare”, me qendër në Berat, që vitin e kaluar shënoi një lulëzim të eksporteve të çantave të letrës dhe kartonëve në vendet e BE-së, rezulton të ketë frenuar aktivtetin këtë vit, pas disa problemeve administrative me doganat.

Ecurinë më pozitive në 2015-n e kanë shënuar eksportet e “ushqime, pije dhe duhan”, të cilat u zgjeruan me 26%, për të arritur në 21 miliardë lekë në 2015-m. Në vlerë absolute, ky është grupi që ka pasur dhe rritjen më të madhe gjatë vitit që sapo lamë pas. Pesha e “ushqime, pije e duhan” u rrit në 9%, nga 6% në 2014-n, duke u bërë grupi i katërt më i eksportuar në vend.

Grupi i Makinerive dhe pajisjeve u rrit me 16.8 për qind, i nxitur nga zhvillimi i fasonit industrial. Megjithatë, pas një rriteje mbi 30% në pjesën e parë të vitit, ky grup është ngadalësuar ndjeshëm në muajt e fundit të vitit dhe ka filluar rënien. Në dhjetor eksportet e makinerive e pajisjeve ranë me 23% dhe kompanitë e këtij sektori nuk presin më ritme të larta rritjeje as në 2016-n.

Dhjetor, eksportet ranë 7.7%

Ndërsa në muajin dhjetor ulja vjetore e eksporteve u thellua me 7,7 %. Sipas INSTAT ky muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,0 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1,2 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +4,8 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,7 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,3 pikë përqindje.

Monitor

Next Post

Bisedimet për Sirinë, Moska propozon 11 shkurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In