• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e të infektuarve me COVID/ Projekti i BB: 32 ambulanca, 300 punonjës vullnetarë shtesë dhe…

by Java News
12/08/2020 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.

“Edhe pse Shqipëria ka përballuar me sukses COVID-19 deri më tani, ka paqartësi në lidhje me ecurinë e pandemisë në Shqipëri. Derisa të ketë një vaksinë efektive në dispozicion, virologët dhe epidemiologët po paralajmërojnë se vendet mund të përballen me nivele të infeksionit të popullsisë prej 25 – 80%. Edhe modelimet më konservatore theksojnë rrezikun e presionit të ndjeshëm në sistemin shëndetësor.

Një skenar prej 8,650 rastesh (d.m.th., një normë incidence prej 300 për 100,000 banorë, e ngjashme me Italinë dhe Spanjën), do të kërkojnë ndjeshëm më shumë burime të kujdesit shëndetësor sesa janë aktualisht në dispozicion në Shqipëri. Këto vlerësime kanë orientuar investimet në pajisje, rinovimin e atyre ekzistuese dhe punonjës të përkohshëm të kujdesit shëndetësor propozuar nga projekti” thuhet në dokument.

Ndër të tjera, BB sjell në vëmendje treguesit që do të arrihen gjatë zbatimit të projektit, duke paraqitur skenarin aktual dhe atë se ku pritet që të arrihet. Kështu, së pari, në raport merren në konsideratë tregues nga numri i stafit vullnetar e deri tek numri i ambulancave shtesë dhe shtretërve të disponueshëm në kujdesin intesiv.

Sa i takon numrit të stafit vullnetar shëndetësor, i mbuluar me pagë për një afat 3-mujor, aktualisht është zero dhe me projektin parashikohet të jetë 300.

Banka Boterore

Banka Boterore

Numri i ambulancave mjekësore që do të mundësohen në Tiranë në spitalet terciale, ato rajonale dhe ISHP llogaritet në 32.

Parashikohet vendosja e një sistemi informacioni midis laboratorëve kryesorë dhe trajnimi i specialistëve të laboratorit ku ndër të tjera ISHP, Spitali Universitar, Shefqet Ndroqi dhe katër spitale rajonale si dhe 80 specialistë laboratori të trajnuar.

Numri i stafit mjekësor në laboratorët e shëndetit publik, të trajnuar për ndjekjen epidemiologjike në terren, do të jetë 100, ndërsa numri i shtretërve të disponueshëm për njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Sëmundjeve Infektive është aktualisht 18 dhe parashikohet që të shkojë në 58.

Projekti 15 milionë euro i Bankës Botërore për Shqipërinë është pjesë e paketës totale që ky institucion po jep në kuadër të COVID-19 në të gjithë botën nëpërmjet një programi me financim total 6 miliardë dollarë. Monitor

Next Post
“Dikush bërtiti, tërmet”/ Flet e mbijetuara e shpërthimit në Bejrut: Toka filloi të tundej nën këmbët e mia, bota s’mund…

“Dikush bërtiti, tërmet”/ Flet e mbijetuara e shpërthimit në Bejrut: Toka filloi të tundej nën këmbët e mia, bota s'mund...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 8% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com