• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Dikush bërtiti, tërmet”/ Flet e mbijetuara e shpërthimit në Bejrut: Toka filloi të tundej nën këmbët e mia, bota s’mund…

by Java News
12/08/2020 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po takohesha me miqtë e mi për kafe në një kafene në lagjen Hamra, kur papritur toka po tundej poshtë këmbëve tona. Dikush bërtiti, ‘tërmet!’. Mirëpo, shoku im i cili e përjetoi periudhën 15 vjeçare të luftës civile në Liban nga viti 1975 deri në vitin 1990, thoshte se ishte një shpërthim!.

Para se të adaptohesha me atë që sapo ndodhi, pasoi edhe një shpërthim i dytë madje edhe më i madh se i pari. Ndërtesat po copëtoheshin nga vala e shpërthimit dhe qelqi binte mbi ne, unë u paralizova nga frika”.

Kështu e filloi rrëfimin për përjetimin e saj Rima Majed për CNN, një banore dhe profesoreshë në Universitetin Amerikan të Bejrutit.

“Kur pluhuri filloi të harmonizohej në ambient, gjithçka që shihja në ato momente ishte shkatërrim – njerëz të përgjakur, një kafene e kthyer në ngjyrë hiri, rrënoja në rrugën e gjatë – sirenat e makinave ishin shurdhuese”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Libani ishte plagosur nga korrupsioni politik dhe nga kapitalizmi i egër për dekada.

Beirut blast survivor: The world can't let this chaos go on - CNN

Vendi ishte i shoqëruar nga kolapsi i ekonomisë i pasuar nga pandemia.

“Megjithëse pata fatin të shpëtoja nga shpërthimet pa shumë prerje apo mavijosje, mikja ime në kafene e pësoi rëndë. Xhami i thyer ra mbi të, duke hapur një plagë në këmbën e saj, gjaku po i rridhte shumë dhe e njëjta duhej t’i nënshtrohej një mjekimi të menjëhershëm”, rrëfen Majed.

“Nxituam ta marrim taksinë e parë që e pamë në rrugë, dhe i kërkuam shoferit të na dërgonte në qendër të qytetit – shpresonim që të gjenim një spital që mund ta trajtonte miken tonë nga incidenti. Derisa hipnim në taksi, u bë e qartë se shpërthimi nuk e kishte dëmtuar vetëm lagjen tonë – shpërthimi kishte tronditur pjesën më të madhe të qytetit. Dhe pak spitale ishin në dispozicion për të pranuar pacientë”, u shpreh ajo.

Teksa rrëfen për peripecitë që kaloi më 4 gusht, Majed shpjegon se spitalet ishin të stërmbushura dhe të ngarkuara.

Beirut blast survivor: The world can't let this chaos go on

“Trafiku vërshonte nga makinat, ne nuk ia dolëm të shkonim në spital, kështu që përfunduam tek shtëpia e një të afërmi i mikes tonë, i cili jetonte afër dhe ishte mjek”, theksoi sociologia.

“Në kohën kur arritëm, shtëpia e tij ishte shndërruar tashmë në një objekt spitali. Fqinjët e plagosur ishin aty, të mbuluar me gjak”.

Ajo spjegon se doktori u detyrua t’i mjekonte pacientët pa pajisje mjekësore të disponueshme, pasi kush e dinte që një ngjarje e tillë do të vërshonte qytetin.

Shpërthimi vdekjeprurës la të vdekur së paku 163 persona dhe 6,000 të tjerë të lënduar, madje rreth 300 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Majed fajësoi klasën qeverisëse të shtetit, pasi sipas saj udhëheqësit ishin fajtorë për depozitimin e kimikateve në portin e Bejrutit.

“Kjo nuk ishte shkelja e parë e klasës sunduese libaneze ndaj popullit të saj”, u shpreh ajo.

“Rënia ekonomike u shoqërua me një përkeqësim të infrastrukturës tashmë të dobët në vend si: ndërprerja e energjisë, mbeturinat e grumbulluara në rrugë, mungesa e ujit dhe frika nga mungesa e karburantit dhe grurit”, citohet të ketë thënë Majed.

Opinion by Rima Majed on Flipboard: Opinion: Beirut blast survivor ...

Ajo thotë se gjysma e popullsisë libaneze u varfërua dhe shkalla e papunësisë sipas saj u rrit në mënyrë eksponenciale.

Për më tepër, shteti kishte përdorur dhunë të pajustifikueshme kundër protestuesve.

“Megjithëse muajt e protestave në fillim nuk arritën të japin një reformë të rëndësishme politike, ne posedonim një armë shumë më të fuqishme, zemërimin tonë”, rrëfen sociologia.

Ndërkohë, vetëm të shtunën pas katër ditësh nga shpërthimi, mijëra qytetarë dolën për të protestuar në Bejrut, kjo pasi demonstruesit kërkonin përgjigje ndaj qeveria për menaxhimin e situatës aktuale.

Duke e përshkruar protestën si një zonë lufte, Majed thotë se dy nga miqtë e saj u qëlluan me plumba gome; njëri në shpatull dhe tjetri në sy.

Lebanon Explosion Beirut 03 780x439

“Derisa e ardhmja mbetet ende e pasigurt, një katastrofë e shpërthimit në Bejrut, nuk duhet të kalojë pa një transformim të madh politik në vend. Duhet të besojmë se fjala ‘drejtësi’ ende mund të ketë kuptim në planetin tonë”, thotë Rima Majed.

g.kosovari

Next Post
Nga maskat tek imuniteti/ Debate të forta shkencore mbi COVID-19, ja ku s’bien dakord ekspertët

Nga maskat tek imuniteti/ Debate të forta shkencore mbi COVID-19, ja ku s'bien dakord ekspertët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In