• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e sigurimeve, AMF gati penalizimet për disa kompani

by A R
07/09/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të marrë masa administrative për shoqëritë e sigurimit në lidhje me tarifat e TPL-së që ata rritën në datë 24 gusht. AMF ka njoftuar zyrtarisht se në mbledhjen që do të zhvillohet në datë 13 shtator do të vendosë : “Për tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit dhe marrjen e masave administrative ndaj shoqërive të sigurimit”.

Por, sipas disa prej drejtuesve të shoqatave të sigurimit atyre ende nuk iu është dorëzuar zyrtarisht një njoftim në lidhje me këto masa, por shprehen se nëse ato do të miratohen nga ana e AMF-së ata janë të detyruar t’i paguajnë.
Sipas tyre, po vazhdon ‘lufta’ për të rujtur tarifat e rritura të policave të sigurimit TPL, pasi kjo është një e drejtë që atyre iua jep ligji, duke qenë se po operohet në një treg të liberalizuar. Ata thonë se llogaritjet e tyre aktuariale justifikojnë rritjen e tarifave në masën 20-25%.

Në datë 25 gusht, një ditë pas rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare deklaroi se : “shoqëria e sigurimit përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas kushteve të tregut, ….”. Pra, tarifat e sigurimit të detyrueshëm janë të liberalizuara, duke i dhënë të drejtën shoqërive të sigurimit t’i përcaktojnë vetë ato, sipas kushteve të tregut. Bazuar në kuadrin ligjor e rregullativ, AMF nuk miraton çmimet e sigurimit, por miraton rregullat për përcaktimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të detyrueshëm, si dhe nivelin e provigjoneve teknike, që përfaqësojnë përgjegjësitë aktuale dhe të pritshme që rrjedhin nga kontratat e sigurimit”.

Por, disa ditë më vonë ajo i dërgoi një shkresë shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës ku iu kërkonte të riktheheshin te tarifat e vjetra, pasi nuk kishin njoftuar në kohë AMF-në, sikundër e parashikon ligji.
Në lidhje me këtë në një prononcim të posaçëm për “Monitor” Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u shpreh se : “Ky problem po ndiqet me prioritet nga ana e Autoritetit dhe jemi ne pritje të të dhënave që shoqëritë e sigurimit do të sjellin, për të bërë përllogaritjet tona aktuariale përfundimtare”.

Edhe Autoriteti i Konkurrencës po grumbullon të dhënat në treg në lidhje me tarifat e zbatuara nga ana e shoqërive të sigurimeve, në bazë të së cilave do të vendoset nëse do të hapet ose jo hetim./Monitor/a.m.

Next Post
Projekti për Sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Po i japim qytetarëve hapësirën më të madhe pedonale

Projekti për Sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Po i japim qytetarëve hapësirën më të madhe pedonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com