• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e rasteve me fruth, mjekja apel për vaksinimin e fëmijëve: Nuk shkakton autizëm, është e sigurt dhe efektive

by A R
09/04/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse dhe mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, si pneumoni, encefalopati dhe, në raste ekstreme, humbje jete. Pas rasteve të shtuar me fruth në vendin tonë, por edhe në të gjithë Europën, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve. Përmes një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu thekson se fruthi  është një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve dhe vaksina është e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar.

“Vaksinimi shpëton jetë! Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin. Prindër, sigurohuni që fëmijët tuaj të jenë të vaksinuar në kohën e duhur. Mos e shtyni!”, shkruan Koçiu.

Ndërkohë në video, ekspertja e shëndetit Publik Rovena Daja është shprehur se nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet e fruthit. Sipas saj vaksina ndaj fruthit është e sigurt, efektive dhe nuk shkakton autizëm, duke hedhur poshtë teoritë e gabuara që qarkullojnë për rreth saj.

“Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse. Nevojitet mbulesë vaksinale mbi 95 % për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura në Shqipëri dhe Europë me fruthin lidhen me mungesën e vaksinimit. Prindërit refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre për shkak të teorive të autorizimit. këto janë teori të gabuara dhe kanë rënë poshtë nga të gjitha studimet në të gjithë botën. Vaksina ndaj fruth rubeolës është e sigurt, nuk shkakton autizëm dhe është shumë efektive”.

Ekspertja e shëndetit publik bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve duke theksuar se pasojat nga kjo sëmundje mund të çojnë deri në humbje jete.

“Vaksinoni fëmijët tuaj se fruthi është shumë ngjitëse jep pneumoni, encefalopati dhe shkon deri në humbje jete vaksina aplikohet në dy doza; e para në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjec. Vaksinoni fëmijët tuaj! vaksinoni duke besuar!”

Next Post
Edhe pak ditë, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Edhe pak ditë, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In