• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e pagave/ Deputetët marrin deri në 5 milionë lekë në muaj bashkë me përfitimet, tejkalojnë kryeministrin dhe Presidentin

by Java News
30/05/2023 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë votoi javën e kaluar dyfishimin e pagave të deputetëve, ndërsa u rritëm me gati 50 % paga për Presidentin, kryeministrin, zëvendëskryeministrin, kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit, si dhe për inspektorin e ILDKP. Nga 156 770 lekë që ishte, paga e deputetit u rrit në 310 250 lekë. Bëhet fjalë për pagën bruto.

Nga paga bruto 310 250 lekë mbahen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore (9.5 % mbi pagën maksimale të sigurimeve shoqërore) dhe sigurimeve shëndetësore (1.7 %) si dhe kontribut të sigurimeve suplementare 5 %. Kështu që paga neto e deputetëve, pra rroga mujore që u kalon në llogari është rreth 260 mijë lekë ose 2.6 milionë lekë të vjetra.

Por krahas pagës bazë, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfitojnë pagesë mujore në vlerën 40 mijë lekë për shpenzime karburanti si dhe 17 mijë lekë për shpenzime telefonie. Shumica e deputetëve rezultojnë se përfitojnë çdo muaj 75,250 lekë dieta për udhëtime brenda vendit. Krahas pagës bazë tashmë 3 milionë lekë bruto (2.6 milionë neto), deputetët paguhen me 2 000 lekë për çdo pjesëmarrje në mbledhjes e komisioneve parlamentare. 20 deputetë marrin nga 30 mijë lekë në muaj ose rreth 300 euro, për rimbursim qiraje banese, me pretendimin se banojnë me qira në Tiranë.

Disa deputetë deklarojnë nga 15 mijë deri në 36 mijë ose rreth 300 euro në muaj pagesa nga buxheti i Kuvend si rimbursim për shpenzimet për fjetje në hotele brenda vendit. Të gjitha këto përfitime, krahas pagës bazë, arrijnë në një vlerë nga 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë ose rreth 1.5 mijë euro në muaj, por ka raste që përfitimet janë gati sa paga neto që u rrit javën e kaluar.

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Next Post
Ambasadori Hovenier: SHBA ka pak entuziazëm për të reaguar për interesat e Kosovës, njohjet apo avancimin në rrugën euroatlantike

Ambasadori Hovenier: SHBA ka pak entuziazëm për të reaguar për interesat e Kosovës, njohjet apo avancimin në rrugën euroatlantike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In