• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: Nuk mund të ngre duart lart…

by Java News
24/07/2017 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News, sqaroi se pse bashkia e Tiranës po rrit çmimin e ujit të pijshëm në kryeqytet.

Veliaj tha se Tirana është zgjeruar dhe zona të tilla si Astiri nuk mbulohen me rrjetin e ujësjellësit të Bovillës. Për të bërë investime në këtë zonë, ai tha se duhen para.

Intervista:
Tare: Pse po e rrisni çmimin kur nuk kemi ujë në shtëpi?

Veliaj: Për situatën e ujit….Për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër menaxhimin e ujit kur kryetar ishte Lulzim Basha, por kur ishte vetëm Tirana, por sot Bashkia ka marrë edhe zona si Kashari. Një pjesë që nuk ka qenë fare në Tiranë janë ujësjellës kanalizime të fshatrave. Gjatë kohës që PD menaxhoi komunën Karash dha vetëm leje dhe pa vendosur fare rrjetin e ujit.

Tare: Ata që na dëgjojnë nga shtëpia thonë janë justifikime…

.
Veliaj: Po jap një sfond nga e kaluara. Ka dy mundësi, e para është të ngre duart dhe të them se nuk bëhet dhe e dyta është të menaxhojë këtë situatë. Unë gjithmonë zgjedh të dytën me më të mirën që të bëj.

Tare: Dhe mënyra më e mirë është rritja e çmimit..

Veliaj: Zona e Kasharit furnizohet me ujë nga një kompani që ka hapur pus uji. Zona u zgjerua dhe fshati u kthye në qytet me pallate por pa pasur rrjet uji. Tani që është shitur çdo apartament në zonën e Astirit nuk mban më. Një burim nuk mund të mbaj një lagje me 50 mijë banorë. Çdo ditë çojmë autobote me ujë.

Tare: Pse këtë vit u bë më problematike?

Veliaj: 150 ditë pa ujë dhe puset janë me ujë shiu. Rrjeti i Bovillës nuk shkon fare tek Astiri. Kjo është arsyeja që ne na duhen para për investime dhe ne nuk i kemi. Tirana është e ndarë në 3 pjesë. Pjesa qendrore është e furnizuar nga Bovilla. Pjesët periferike furnizohen nga Selita. Ndërkohë, Tirana që na është bashkuar nuk ka qenë fare pjesë e këtij rrjeti. Ata merrnin nga Mëzezi por tani pallatet janë shtuar shumë. Kemi riaktivizuar pusin e minierës së Valiasit, i mbyllur prej 26 vitesh.

Inxhinierët tanë në kushte spartane kanë bërë të mundur që të bëjnë një lidhje. Sot ajo zonë po furnizohet me bote dhe i kanë depozitat plot çdo mëngjes. Sigurisht nuk mund të mbushim pishina. Kurse 6 fshatrat kanë nisur me pusin e Valiasit. Kam parë që të mërkurë dhe të enjte do të kemi shi.

Next Post
VIDEO/ Rama-Meta shtrëngim “të ftohtë” duarsh në presidencë

Presidenti nuk impresionohet nga atletet e Ramës

Comments 1

  1. j.k. says:
    9 years ago

    Jam plotesisht dakort qe te ritet cmimi i ujit kur : 1- Ritja e arketimit te arije ne shifrat 99.99%, te paguajne te gjithe dhe jo te ndergjegjshmit per hajdutet. 2- humbjet ne rjet te riparohen, ti paguaje ndermarja e ujesjellesit dhe jo konsumatori.
    Ritja e cmimit si mase e pare pa zgjidhur 2 problemet e mesiperme bie ne kuriz te njerezve te ndergjegjshem, te atyre qe paguajne cdo muaj faturen e ujit dhe lejon , ligjeron hajduterine. Ketu duhet te veproje shteti.
    Mund te shtoni burimet e ujit ( veprat e marjes se ujit- burimet ) sa te duash, kure nuk ke per te perballuar furnizimin e qytetareve dhe bizneseve ( as qe diskutohet 24 ore ) po qe se nuk regullohet rjeti shperndares brenda ne qytet, pra drejtmenazhimi i ujit tek perdoruesi , tek konsumatori. Mbasi te regullohen keto ptobleme, atehere PO, jam plotesisht te ritet cmimi i ujit. Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In