• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e çmimeve/ “E ardhmja e Evropës nuk është e thjeshtë”, Ahmetaj: Invazioni rus në Ukrainë nuk i ka pasojat vetëm sot

by
06/06/2022 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Arben Ahmataj i është përgjigjur kritikave të opozitës për keqmenaxhimin e krizës së çmimeve.

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare Ahmetaj, u shpreh se rritja e çmimeve është rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe theksoi se qeveria ka marrë politikat e duhura sociale në ndihmë të qytetarëve.

Gjithashtu ai shtoi se e ardhmja e Evropës nuk do jetë e thjeshtë, pasi pasojat e luftës në Ukrainë do të vazhdojnë edhe më gjatë.

“Mos harroni që ne këtu me atë përgjegjësi që duhet të kemi, duhet të themi se invazioni rus në Ukrainë nuk i ka pasojat vetëm sot, por e ardhmja e Evropës nuk do të jetë e thjeshtë, pasi mungojnë të mbjellat dhe të korrat këtë vit, rrugët e transportit dhe furnizimit kanë problematikat e tyre, konseguenca e çmimit të energjisë, rrit kostot e prodhimit, ul produktivitetin, paniku në tregje ndërkohë bën të njëjtën gjë.

A mund të bëjë qeveria më tepër? Po patjetër? Çfarë ka bërë qeveria më tepër? Ka furnizuar terrenin ekonomik me paketa ndihme subvencionesh, me politika sociale, me subvencion të energjisë, me një politikë të tërë për rindërtimin. 352 kompani kanë përfituar kontrata nga rindërtimi. Jepni informacion të denjë. Janë gati 212 kompani që kanë përfituar kontrata nga Fondi i Zhvillimit. A e dini se sa kompani merrnin atëherë tendera rrugësh, dikur? 4 kompani e gjysmë. Një proces transparent me shumë njësi kontraktuese dhe me 352 kompani”, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj u ndal dhe tek heqja e taksimit për biznesin e vogël, të cilin e cilësoi si një lehtësim për shumë familje që mbahen nga ky aktivitet ekonomik.

“Ne nuk krahasohemi fare me kohën e PD kur keni qenë në pushtet. Janë dy botë të ndryshme që nuk kanë të krahasuar. Ka një statistikë, ka edhe një të vërtetë përtej statistikës. Dhe do i them. Tatim fitimi për kompanitë ka qenë 15%. Sot biznesi i vogël paguan zero. Një qeveri oligarkësh e bën zero tatimin për bizneset e vogla? Pyetja është retorike. Shqipëria ka probleme sa të duash. Jemi në moment krize. Sa më i madh të jetë inflacioni aq më gërryes kthehet për të ardhurat”, tha Ahmetaj.

/e.d

Next Post
Bamir Topi: Begaj u zgjodh në përputhje me Kushtetutën! Pse Presidenti duhet të vijë nga politika. Rama ishte në të…!

Bamir Topi: Begaj u zgjodh në përputhje me Kushtetutën! Pse Presidenti duhet të vijë nga politika. Rama ishte në të...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

“Të distancohemi nga dhuna”- Qeveria thirrje për dialog, deputetja Muzhaqi: Të ndalet dhuna, nuk ka asnjë listë me kërkesa konkrete të studentëve!

October 21, 2026
Putin mund të takohet me Trump në Kinë

Putin mund të takohet me Trump në Kinë

October 21, 2026
Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

Studentët hedhin gurët dhe maskat, ngrenë ‘flamurin e bardhë’ dhe marshojnë paqësisht nga Ministria e Arsimit te Kryeministria!

October 21, 2026
Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

Sheshi mbeti bosh/ Prishtina nuk i përgjigjet thirrjes për sulm në Tiranë! Vetëvendosja organizoi autobusë, por i shkojnë vetëm kamerat

October 21, 2026
Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s në KFOR-in e Kosovës, Nufi: FA po zgjeron rolin e saj!

October 21, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

October 21, 2026
31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha!

October 21, 2026
“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

“Dorëheqja nuk ka për të ndodhur!”- Blendi Klosi i prerë: PS do të fitojë zgjedhjet e 2027 dhe 2029, me Edi Ramën kryetar!

October 21, 2026
EMRI/ Ktheu magazinën në plantacion droge, shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

Goditja e mafias në Europë, të paktën 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In