• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamir Topi: Begaj u zgjodh në përputhje me Kushtetutën! Pse Presidenti duhet të vijë nga politika. Rama ishte në të…!

by Java News
06/06/2022 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish-presidentin Bamir Topi, zgjedhja e Bajram Begajt si kreu i ri i shtetit është në përputhje me Kushtetutën. Në emsionin ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 Edi Rama ka të gjithë të drejtën që të propozojë dhe zgjedhë një President nga mazhoranca.

“Unë e kam konsideruar procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, të pritshëm. Pasi pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, zoti Rama ishte në të drejtën e tij për të zgjedhur një President të mazhorancës. Sepse kur janë bërë këto ndryshime ka pasur një konsensus të gjerë dhe në vitin 2012 Partia Demokratike porpozoi të ndjerin Nishani, një propozim tërësisht politik. Sikundër pas vitit 2013 i erdhi radha mazhorancës dhe zgjodhi zotin Meta” – tha Bamir Topi.

Duke komentuar pretendimet e Partisë Demokratike, ish-presidenti deklaroi se Ilir Meta ka vepruar drejtë me firmosjen e dekretit për Bajram Begajn në Stamboll. Sipas tij, procesi ka qenë korrekt dhe transparent.

“Përderisa ka ndodhur ashtu siç duhej, nuk kemi pse të ngrejmë hipoteza se çfarë do të ndodhte nëse nuk dekretohej. Unë jam i mendimit se Presidenti Meta ka vepruar në mënyrë korrekte. Sot jemi në kohën e teknologjisë dhe nëse është ndodhur në Stamboll nuk ka ndonjë lapsus. Është konfirmuar me figurë dhe firmë elektronike. Unë nuk mund ta vendos veten në këto kushte, sepse asnjëherë nuk i ngjan njera-tjetrës, por besoj se është një procedurë korrekte kushtetuese dhe nuk do ta kisha penguar” – tha Topi.

Por ish-presidenti deklaroi në ‘Kontrast’ se ai vetë do të preferonte një figurë me profil politik. Kjo sipas Topit i shërben ruajtjes së institucionit të Presidencës nga sulmet e ditës apo tentativat e vazhdueshme për ta zhvlerësuar dhe hequr kompetencat.

“Unë kur jam pyetur se si e pëlqej dhe e bëj identikitin e Presidentit, kam qenë i mendimit se në pamundësi për ta zgjedhur nga populli, në krye të institucionit të Presidencës duhet një njeri me profil politik. E kam mbështetur këtë ide dhe bindje sepse Presidencës gjithmonë është tentuar t’ia reduktojnë kompetencat. Pra duke e ditur se ndoshta në mënyrë të papritur mund të lindi probleme te natyrës politike dhe institucionale, kam menduar se një njeri me eksperiencë të gjatë në politikë do të ishte në nivelin për të përballuar përplasje të forta. Aq më tepër që sot, Shqipëria gradualisht ka marrë një pamje devijim nga Republikë Parlamentar, po shkon në një Republikë Kryeministrore. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me zotin Rama, por edhe me Berishën. Uroj që gjërat të shkojnë në një komunikim normal në funksion të shtetit dhe interest publik” – deklaroi Bamir Topi për Report TV./m.j

Next Post
Konflikti me Moskën/ Zelensky: Rusia duhet të kthejë të kapurit rob gjatë luftës

Konflikti me Moskën/ Zelensky: Rusia duhet të kthejë të kapurit rob gjatë luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In