• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e buxhetit të NATO-s me 5% për mbrojtjen, Vengu: Shqipëria parashikon dyfishim të buxhetit, do prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

by E S
01/07/2025 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria synon që të prodhojnë armatime dhe dronë luftarakë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Ai tha se janë në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vengu nënvizoi se janë hapur 9 negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.

‘Ne duam që të sigururojmë që shpenzimet në blerje armatimi ti shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi 9 negociata në proces dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarak në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe’, tha ai.

Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes. Teksa komentoi edhe Samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.

‘Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gaditshmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5 %. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2.01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3.5 % të PPB. 3.5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0.15 % vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen’, tha ai.
Teksa u ndal tek situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se janë të qëllimshme.

Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.

“Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi 4 helikopter që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje. Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka krëcënim të banesave ndërhyjmë. Deri tani kemi arrit ti mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.

Një koment e pati edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.

‘Investimi për portin e Durrësit fillon këtë vit janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake’, tha ai.

Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027. Vengu theksoi se ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.

‘Pregatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithë shtetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrasktrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete’, tha ai.

Next Post
“Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, Rama sot në Shkup në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

"Stabilitet, Unitet, e Ardhme", Rama sot në Shkup në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
Këshilli i BE-së miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan, si do të bëhet ndarja e 6 miliardë eurove

BE, kritika Beogradit: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

August 11, 2026
Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

Kishte shkuar me pushime në Republikën Domenikane, vdes tragjikisht adoleshentja britanike

August 11, 2026
Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

Aksident në Elbasan –Peqin, kamionçina përplaset me autobusin

August 11, 2026
Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Mega-operacioni në Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – Sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

August 11, 2026
Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

Shkelësit “kapen” nga teknologjia, ministri Lamallari publikon pamjet e kontrolleve

August 11, 2026
Përdoret “forcë e tepërt” gjatë lindjes, vdes foshnja…

Shqipëria drejt tkurrjes! INSTAT: Vetëm 218 lindje më shumë se vdekjet në tremujorin e dytë

August 11, 2026
Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

Spanja në alarm nga zjarret! Mbi 244 mijë hektarë të përfshirë nga flakët

August 11, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Mes Prishtinës e Kievit, Tirana edhe mish, edhe peshk

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com