• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriti një vajzë arabe, rrëfehet nëna shqiptare: Më shihnin shumë keq, babai im më la amanet kur…

by A R
14/11/2021 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bedria, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me kërkesën e vajzës së saj, Veronikës. Kjo e fundit ka një mesazh për të, por përpara se Bedria të dijë se kush qëndron pas ekranit, ajo rrëfen historinë e saj me vajzën.

Veronika është arabe, e lindur në Itali, ku edhe jetojnë dhe Bedria e ka marrë fare të vogël në familjen e saj, ku e ka rritur me shumë dashuri. Bedria rrëfen se Veronikën e ka dashur që në momentin e parë, por e ka ndierë paragjykimin në Shqipëri kur vizitonte vendin, ndryshe nga Italia.

Bedrie: Kur erdha në Shqipëri, më shihnin shumë keq, kudo që ikja, në autobus, në dyqan. Kurse babai im ishte 102 vjeç dhe më la një amanet e më tha që: “Këtë vajzë rrite e kthehu në vendin tënd”. Unë vajzën e rrita, por kur ishte 7 vjeçe u fut asistenca sociale. Donin ta merrnin, “ku është i ati, ku është e ëma, pse fle këtu?”, unë s’kisha dokumente. Nuk kam lënë psikologe të komunave, arrita dhe në gjykatë e i thashë: Çfarë po bëj? Po rris një fëmijë. Nuk është pasuria për t’i dhënë kësaj fëmije. Po i jap dashuri”. Të gjithë u trembën që do ta merrte asistenca sociale, unë i bëra shumë ballë, pa dokumente, vetëm me dashurinë dhe unë e kam sot 21 vjeçe. Jam shumë e lumtur me familjen.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur i ke treguar Veronikës që nuk është vajza jote?

Bedrie: Ka qenë vetëm tre vjeçe.

Ardit Gjebrea: Aq e vogël?

Bedrie: Më thoshin të gjithë “mos i trego”, por unë nuk mbaj dot gjë, i dua drejt. Ishte tre vjeçe, e thirra te divani dhe i thashë” Veronika, unë jam mamaja jote, por nuk jam e vërteta. Mamaja e vërtetë quhet Nadia, por unë jam ajo që të kam rritur dhe unë do jem mamaja jote”. Ajo hyri në kuzhinë, qau dhe u kthye mbrapsht, m’u hodh në qafë. Që atë ditë ajo u rrit e lirë, sido që të flisnin njerëzit nga mbrapa, ajo e dinte të vërtetën dhe nuk i bënte përshtypje.

Pikërisht ky është edhe momenti kur Veronika shfaqet në ekran dhe Bedria nuk e pret aspak, por entuziazmohet thellësisht, duke treguar sërish sa të fortë e kanë lidhjen mes tyre.

Veronika: Ma…

Bedrie: Shpirt.

Veronika: Dua të të falënderoj që më ke rritur, edhe pse e sëmurë, kur të thoshin që duhej të rrije atje, ti ktheheshe gjithnjë në darkë në shtëpi që mos të më lije mua vetëm sepse isha shumë, shumë e vogël dhe të dua shumë.

/a.r

Next Post
Ndërron jetë shkrimtari i njohur me mbi 140 mln libra të shitura

Ndërron jetë shkrimtari i njohur me mbi 140 mln libra të shitura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In