• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet tensioni, Rusia provokon me dy avionë luftarakë në hapësirën finlandeze dhe estoniane

by A R
07/10/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Estonia ka denoncuar këtë të premte shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga një avion rus, vetëm pak orë pasi fqinji i saj Finlanda bëri të ditur se dy avionë të ngjashëm kishin kaluar mbi territorin e saj, në një kohë që përgatitet të firmosë një marrëveshje për mbrojtje me Shtetet e Bashkuara.

Moska mohon në fakt dërgimin e avionëve mbi kufijtë e këtyre dy shteteve, por një analist ka thënë se fluturimet mund të jenë ndërmarrë si një shenjë kujtese për influencën e Rusisë në këtë rajon, pasi vendet e Baltikut po hedhin sytë drejt forcimit të marrëdhënieve me Perëndimin.

Ministria estoneze e Mbrojtjes tha se një avion luftarak rus hyri në hapësirën e saj ajrore për më pak se një minutë, ndërsa pajisja e transponderit ishte fikur rreth orës 2:38 të mëngjesit me orën lokale.

Helsinki, nga ana e tij, bëri të ditur se dy avionë të “SU-27” kishin shkelur hapësirën e tij ajrore gjatë pasdites së të enjtes, pikërisht mbi Gjirin e Finlandës, apo vija kufitare që ndan atë nga Estonia.

“Ne i konsiderojmë të tilla incidente si tepër serioze”, tha ministri finlandez i Mbrojtjes, Jussi Niinisto. “Fakti që kemi dy shkelje të dyshuara të hapësirës në të njëjtën ditë përbëjnë një rast të jashtëzakonshëm”. Inkursione të së shkuarës kanë ndërmarrë edhe avionë rusë transporti, por asnjëherë avionë luftarakë, deklaroi më tej ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes e hodhi poshtë këtë raport, duke thënë se avionët ushtarakë “SU-27” kishin zhvilluar fluturime stërvitore të enjten dhe të premten mbi ujëra neutralë, sipas asaj që raportojnë agjencitë ruse të lajmeve raporton tch.

Finlanda po bëhet gjithnjë e më e shqetësuar në lidhje me aktivitetet ushtarake të Rusisë, dikur sundimtar i saj, me të cilën ndan një kufi tokësor prej 1.300 km, veçanërisht pas aneksimit nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë në shkurt të vitit 2014.

Si kundërpërgjigje, Finlanda ka përforcuar bashkëpunimin me Suedinë dhe është kujdesur edhe për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n. Të premten, Helsinki zyrtar nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi të fushës së mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, që mbulon trajnimin dhe ndarjen e informacioneve, por nuk kërkon edhe asistencë ushtarake.

“Fakti që Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për situatën e sigurisë në Europën Veriore është pozitiv, sikurse edhe bashkëpunimi me vendet e tjera të rajonit. Ne e shohim këtë si një element stabilizues”, tha Niinisto. Ai refuzoi të spekulonte nëse Rusia është përpjekur të tregojë forcën e saj përpara takimit të tij me zv.sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Work./a.m.

Next Post
Noka: Tahirit i ka ikur zëri pasi u kapën 23 ton kanabis në Vlorë, del në TV për macet

Noka: Tahirit i ka ikur zëri pasi u kapën 23 ton kanabis në Vlorë, del në TV për macet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

December 28, 2025
“Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazën”/ Netanyahu pranon planin e Trump, pritet vendimi i Hamas 

Gaza dhe Irani në fokus?! Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takojë Trump

December 28, 2025
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin

December 28, 2025
Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kosova provon përsëri, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com