• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet pabarazia, shtresa e ulët po varfërohet edhe më shumë…

by A R
04/02/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pabarazia në Shqipëri është rritur vitet e fundit, ky është tashmë një fakt që po pranohet dhe konstatohet hapur nga institucionet ndërkombëtare. Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit 2016-2017, drejtuesit e ekonomistët e BERZH deklaruan se pothuajse të gjitha vendet e marra në vrojtim (36 në total, ku përfshihen ato të Europës Juglindore, Azia Qendrore, por edhe pjesa juglindore e rajonit të Mesdheut) deklaruan rritje të pabarazisë ekonomike. 30% e shqiptarëve në sondazhin e fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mendojnë se pabarazia është rritur.

Perceptimi që rritja ekonomike në Shqipëri nuk është mirëshpërndarë, është konfirmuar edhe nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili krahasoi rritjen gjithëpërfshirëse me rritjen ekonomike pothuajse në të gjitha vendet në raportin e tij të fundit “Rritja gjithëpërfshirëse dhe zhvillimi”. Në këtë klasifikim, Shqipëria është përfshirë në zonën portokalli, atë me përqendrim të lartë ku PBB e vendit u zgjerua me ritme më të larta se rritja gjithëpërfshirëse. Me fjalë të tjera, nga rritja ekonomike e vendit ka përfituar pakica, ndërsa ecuria pozitive ekonomike nuk është përkthyer në një shtim të mirëqenies për shumicën. Për më tepër, të dhënat tregojnë se raporti mes rritjes së PBB-së dhe rritjes gjithëpërfshirëse është përkeqësuar 5 vitet e fundit në Shqipëri. Trendi tregon për një rënie 5.6% të këtij raporti, çka tregon se shpërndarja e rritjes ekonomike ka pasur zhvillime negative, ku përfitimet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te pakica.

Por, pse modeli ekonomik nuk ka arritur të sigurojë rritje gjithëpërfshirëse. Në dekadat e tranzicionit ekonomia u zhvillua në mënyrë spontane, pa ndonjë model të strukturuar, e orientuar kryesisht nga ndërtimi dhe tregtia, ndërsa nuk u vu theksi te sektorët me vlerë të shtuar dhe shfrytëzimin e avantazheve konkurruese, që do të siguronin një zhvillim më të qëndrueshëm. Informaliteti dhe korrupsioni, ndër më të lartët në Europë e rajon, e kanalizuan paranë në një grusht njerëzish, duke zbehur efektet pozitive të rritjes së shpejtë ekonomike, që u përjetua deri në 2009-n.
Më pas kriza globale, që çoi në ngadalësimin e rritjes, shkrehja e administratës në vitet e fundit të qeverisjes së djathtë, periudha e ndërrimit të pushteteve e zhvendosën vëmendjen nga çështje thelbësore të zhvillimit ekonomik. Qeveria e re në 2013-n erdhi me filozofinë e taksimit të të pasurve dhe lehtësimit të të varfërve, duke rritur tatim fitimin dhe të dividendit për bizneset dhe për individët me të ardhura të larta dhe duke e ulur për ata me paga të ulëta.

Por kjo politikë që synonte të ulte pabarazinë duket se bëri të kundërtën. Përballë taksave më të larta bizneset frenuan investimet (që nënkuptojnë më pak vende pune të hapura në ekonomi), kreditë me probleme u rritën, teksa industria, sidomos ajo përpunuese u bë më pak konkurruese.

Edhe ajo ulje taksash për pagat e ulëta, pikërisht për hir të favorizimit të shtresave më të varfra të shoqërisë, iu mor atyre mbrapsht përmes rritjes së barrës fiskale (akciza dhe taksa të tjera, shpesh të fshehura), që bizneset i transferuan te konsumatori përmes çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, në përpjekje për të mbajtur të pandryshuara marzhet e tyre të fitimit.

Varfëria e lartë është e dukshme dhe nuk arrin të fshihet as nga statistikat. Edhe sot pas më shumë se 20 vite tranzicioni, shqiptarët shpenzojnë gati gjysmën e buxhetit për nevojat bazike (ushqime), madje ka një rritje me 2 pikë përqindje vitin e fundit, për të arritur në 48.7%, sipas ankesës së fundit të buxhetit të familjeve të INSTAT. Për krahasim vendet e tjera të rajonit e kanë këtë peshë midis 33 dhe 37% (Kosova e ka 43%) dhe ne jemi në renditje me shtetet afrikane si Nigeria apo Kenia (të dhënat e Forumit Ekonomik Global). Në procesin e konvergjencës (rritje më të shpejtë me synim kapjen e mesatares së Bashkimit Europian), Shqipëria ka ngecur vitet e fundit, duke mbetur në 30% të mesatares së të ardhurave të Bashkimit Europian.

E dhëna më e fundit, që vjen indirekt nga tregu i pasurive të paluajtshme është akoma edhe më trishtuese. Ka një rritje të ndjeshme të shitjes së apartamenteve në zona të preferuara dhe mjaft të shtrenjta të Tiranës, me para në dorë muajt e fundit, që po paguhen me të ardhura të padeklaruara që vijnë nga ekonomia e zezë . Një tregues i qartë ky i rritjes së pabarazisë, teksa disa individë po arrijnë të pasurohen me shpejtësi brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe po tërheqin rritjen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve, në kurriz të atyre që do t’u duhen tashmë më shumë vite punë e më shumë kursime të mundimshme për të blerë shtëpinë që mund ta kenë ëndërruar gjithë jetën, por që po bëhet “mollë e ndalueme” për ta. Një mesazh dekurajues ky për këdo që ka shpresuar se talenti, aftësitë dhe dëshira për të punuar e ecur përpara një ditë do të shpërblehen, pa pasur nevojën e përkatësive partiake, apo mbështetjeve të dukshme e të padukshme të politikëbërjes e vendimmarrësve…/Monitor/a.m.

Next Post
Gjeopolitika e Shteteve të Bashkuara të Donald Trumpit

Trumpi me qasje të errët për Islamin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In