• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet numri i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Metani: Të parandalojmë krijimin e stokut

by B K
30/04/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, po përballet me një rritje të fortë të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që qytetarët paraqesin pranë këtij institucioni. Nëse deri vjet, mesatarja e ankesave të dorëzuara në ILD, ka qenë diku te 80 në muaj, që nga fillimi i vitit ato thuajse janë dyfishuar. Ndërsa në janar, u administruan 120 ankesa, në fund të muajit prill, ato arritën në 160 të tilla.

Kjo situatë ka bërë që Inspektori i Lartë, Artur Metani, të mbledhë të mërkurën trupën e inspektorëve dhe Njësinë e ndihmës inspektorëve “për të diskutuar mbi rishikimin e proceseve të brendshme të punës dhe rritjen e eficencës për shqyrtimin e ankesave”.

ILD, ashtu si dhe institucione të tjera të Drejtësië, vuan numrin e e ulët të inspektorëve, më pak se gjysma e numrit të miratuar sipas organikës, ne për këtë arsye “në këtë takim pune u vlerësua si e nevojshme marrja e masave të tjera për të maksimizuar përpjekjet për trajtimin e një numri më të lartë ankesash, në mënyrë që të mos krijohet stok”.

Që nga ngritja e tij, ILD ka marrë mbi 7300 ankesa, nga të cilat 2100 u trashëguan nga institucionet e mëparshme.

“Trajtimi i ankesave të trashëguara, ka qenë një proces që ka tejkaluar ngarkesën normale të punës së ILD-së, për burimet njerëzore në dispozicion, por në sajë të masave rregullatore, administrative dhe strukturore të ndërmarra, rezultatet kanë qenë të dukshme dhe të matshme” deklaroi Metani gjatë takimit, duke nënvizuar se “tani duhet parandaluar krijimi i stokut institucional, në kushtet e rritjes së numrit të ankesave dhe të mosndryshimit të burimeve njerëzore, që mbeten të ulëta”.

Shumica e ankesave, janë pretendime për zvarritje të çështjeve ose vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore. Të paktën 134 magjistratë janë hetuar nga ILD-ja, e cila ka paraqitur 48 kërkesa për procedime disiplinore, si ndaj prokurorëve ashtu dhe ndaj gjyqtarëve.

Next Post

Frustrimi nga izolimi dhe gëzimi që po ua pranojnë paratë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In