• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet ndërgjegjësimi i popullatës, në 6 muaj 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë

by Java News
28/07/2018 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka publikuar të dhënat e fundit përsa i përket kontrollit mjekësor bazë në rang vendi.

Në 6 muaj, plot 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë, një shifër kjo e cila tregon se ndërgjegjësimi i popullatës është rritur ndjeshëm.

“Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare.”

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar nga Fondi Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, që ka ndarë shifra lidhur me numrin e check-up-ve të kryera.

Sipas FSDKSH, ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

Të dhënat janë të përditësuara, ndryshe nga akuzat, që janë po të njëjtat–thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale e cila i cilëson këto shifra si konfirmim i besimit të qytetarëve tek ky program, si edhe i mbështetjes së drejtë që Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë Check Up-it FALAS që ditën e parë, pavarësisht baltës se hedhur me akuza qesharake”

Reagimi i plotë:

-Rritet ndërgjegjësimi i popullatës, në 6 muaj 225,643 qytetarë kryen Kontrollin Mjekësor Bazë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në përgjigje të akuzave të hedhura për Programin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, duke dashur të vazhdojë, ashtu si deri më sot, komunikimin zyrtar dhe transparent me qytetarët shqiptarë, ju përcjell të dhënat me të fundit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili është institucioni përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e ecurisë së këtij programi.

Të dhënat janë të përditësuara, ndryshe nga akuzat, që janë po të njëjtat, të mbushura me fjalë që i merr era pa dalë ende nga goja e atyre që keqinformimin e kanë mjet per t’u ushqyer me mediokritetin dhe amoralitetin e tyre ne politike e ne media.

Këto të dhëna janë edhe një konfirmim i besimit të qytetarëve tek ky program, si edhe i mbështetjes së drejtë që Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë Check Up-it FALAS që ditën e parë, pavarësisht baltës se hedhur që ditën e parë po ashtu, me akuza qesharake që fyejnë inteligjencën e cdo njeriu te arsyeshëm, por që fatmirësisht, i besojne gjithnjë e më pak qytetarë.

Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshën 35-70 vjeç po jep frytet e veta jo vetëm sa i takon krijimit për herë të parë të një database mjekësore për sëmundshmërinë por edhe për identifikimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve invalidizuese me kosto të lartë sociale dhe financiare.

Ajo që vihet re referuar të dhënave zyrtare është rritje e ndërgjegjësimit të popullatës për vetë rëndësinë që mbart kontrolli mjekësor bazë për identifikimin e çdo problematike shëndetësore që ky kontroll mjekësor vlerëson, nëpërmjet setit të analizave që çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç ka mundësi të kryejë falas, çdo vit.

Duke u mbështetur në të dhënat për 6 mujorin e parë 2018 në total janë kryer 225,643 kontrolle mjekësore bazë në rang vendi, duke treguar një interes të lartë të popullatës për ta kryer Kontrollin Mjekësor Bazë.

Në të gjithë rajonet ka një rritje të konsiderueshme të numrit të kontrolleve check up në vlerë absolute.

Analizimi i treguesve statistikor të kontrollit mjekësor bazë gjatë këtij viti vlerësojnë se nga kontrolli i kryer kanë rezultuar 19% me rrisk të lartë, 34% me risk të moderuar dhe 47% me rrisk të ulët.

Rritja e numrit të kontrolleve mjekësore bazë, ka sjell diagnostikim të hershëm të sëmundjeve, ku përqindja e rasteve të referuara nga kontrolli mjekësor bazë për periudhën janar – qershor 2018 rezultojnë: rreth 84,754 raste janë referuar tek mjeku specialist.
Ndër këto: 49.61 % të rasteve janë referuar tek mjeku kardiolog për ndjekje të specializuar, për sëmundje kardiovaskulare, 20.14 % janë referuar me Diabet Mellitus tek mjeku Endokrinolog, 10 % janë referuar për tek mjeku Hematolog.

Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë arma më efikase kundër sëmundjeve. Ky program jo vetëm përmirëson aksesin e popullatës në shërbimin shëndetësor parësor, por mbi të gjitha ndikon në përmirëson e shëndetit të qytetarëve. Ndikon në uljen kostot e trajtimit të pacientëve në spitale si dhe drejton në mënyrë të drejtë financimin e politikave dhe programeve shëndetësore.

ma.me
Next Post
Një histori e patreguar me Sokol Olldashin

Një histori e patreguar me Sokol Olldashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In