• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet frikshëm mediokriteti

by Artur Ajazi
23/05/2024 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Vitet e fundit, është rritur ndjeshëm investimi në sistemin shkollor nga Ministria e Arsimit,por ka rënie të numrit të nxënësve që dalin “të nxënë”  prej tij. Kjo verifikohet  lehtësisht kur ata që mbarojnë shkollat e mesme, dhe një pjesë e tyre shkojnë në fakultete. Mbi 40 per qind e  atyre maturantëve, nuk arrijnë të mbarojnë as vitin e parë të shkollës së lartë. Shkaku ? Mangësitë e akumuluara në vite në arsimin parauniversitar, dhe pamundësia për të marrë provimet e vitit të parë në universitet. Duket sikur kudo hasim analfabetë dhe mediokër. Në tregun e fruta-perimeve, në tregun  industrial, në tregun e bulmetit, në kafene, në markete apo pika karburanti, polici, madje edhe në zyra. Ku po shkojmë, çfarë  po bëjmë, si mund të dalim nga kjo situatë, ku shkollat tona, po nxjerrin me shumicë analfabetë, që duan edhe punë me rrogë të lartë madje.

Një armatë e madhe mësuesish po punojnë maksimalisht në shkolla, po strapacohen në orët e mësimit, duke mos arritur atje ku duhet, me këtë brez që nuk e do librin. Eshtë e tmerrshme. Duhet me urgjencë të ndryshojmë rregulloren e brëndshme të shkollave. Nxënësit  ndjehen “mësues” dhe mësuesit po kthehen në “nxënës”. Shkaku ? Mungesa e autoritetit të mësuesit, (nga rregulloret e vjetra dhe të reja) i cili nuk mundet as ta qortojë  nxënësin e dobët dhe rrebel, nxënësin  që lë orët e mësimit, pasi mund edhe të denoncohet për “bullizëm”. Rezultati në fund të vitit, është i kuptueshëm. Më shumë analfabetë dhe mediokër, edhe pse kjo kategori nxënësish, e marrin notën kaluese. Kohët e fundit, vërehet një rritje e frikshme e analfabetizmit, dhe kryesisht atij funksional. Në zyra institucionesh, dhe më keq akoma në media (redaksi gazetash dhe televizionesh), ka prani të shtuar të personave që janë me mangësi të theksuara shkollimi.

Analfabetizmi funksional, është aftësia e të lexuarit në mënyrë mekanike,  dhe pastaj duke mos kuptuar dhe sqaruar , asgjë nga ato ç’ka ndodhin në jetën e përditshme. Analfabetizmi funksional, është në kontrast me analfabetizmin e zakonshëm, vetëm për një gjë, pasi të pamundëson komunikimin normal. Për pasojë, analfabeti e ka të pamundur, leximin e një fjale apo fraze të plotë, duke mos kuptuar asgjë se çfarë shkruhet në tekst. Shumica e nxënësve  në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme (dhe për pasojë edhe në shkollat e larta) nuk arrijnë të kuptojnë tekstin, dhe shpesh ngatërrohen edhe kur shkruajnë dhe lexojnë. Sipas UNESCO-s, “analfabetizmi funksional ka rritje në pothuajse të gjitha vendet e botës, në ato të zhvilluara, dhe ato në  zhvillim”. Në atë kategori futen personat që nuk mund të angazhohen në të gjitha aktivitetet , ose vendet e punës ku kërkohet njohuri, shkrim dhe lexim tekstesh, apo reagime sqaruese duke folur. Për pasojë, ata nuk mund të punojnë  mjaftueshëm në rrethe dhe grupime shoqerore, apo institucione të shërbimit publik. Natyrisht këtu nuk përjashtohet edhe media.

Na takon shpesh të hasemi në zyra institucionesh vendore dhe qëndrore, me vajza dhe djem të punësuar atje, (pasi kanë marrë një dioplomë) që nuk artikulojnë mirë fjalën, fjalinë, tekstin, aq sa kërkojnë ndihmë nga celulari, kolegët apo qytetari që pret të marrë dokumentin e kërkuar. Shpesh hasemi me gafa, gabime orthografike  apo më keq akoma me ngatërresa fatale datash, emrash, vendesh, nga ata që kanë mbushur zyrat e institucioneve sot. Por le të ndalemi paksa në mediat tona. Shpesh, dhe jo rrallë, dëgjojmë emisione lajmesh, emisione politike, sociale, ekonomike, historike, të ngjarjeve të shkuara dhe të sotme, që lexohen, shqiptohen dhe shkruhen me gabime të pafalshme.Një student i ekonomikut, mësuesisë, juridikut, gjuhë-letërsisë, apo dhe më keq  akoma, i gazetarisë, (i punësuar në media) që prezantohet si “gazetar apo moderator” nuk di të lexojë, nuk di të japë shpjegimin e një date historike, e një fjale apo fjalie. Madje merr guximin të bëjë emisionin e tij, të ketë të ftuar profesorë, analistë, doktorë shkencash, duke mos qenë i zoti të drejtojë, menaxhojë dhe mbyllë me një mesazh kuptimplotë bisedën në studio.

Si mund të punësosh si gazetar apo gazetare, dikë që nuk përmbush as kriterin elementar, siç është leximi pa gabime i tekstit, artikulimi i qartë gjuhësor i tij, apo shkollimi bazë. Në SHBA, në çdo gazetë, revistë, radio apo televizion, nuk mund të punësohesh në rast se nuk di përmendësh data historike, ndërkohë tek ne “gazetarët dhe moderatorët” nuk dinë, kur është shpallur e pavarur Shqipëria, apo kur është data e çlirimit vendit, pa le të tjerat. Eshtë e paimagjinueshme që në 2024, në mediat tona të gjesh analfabetë të tillë funksionalë. Ata edhe në rast se e kanë lexuar në librat e shkollës (pasi libra artistikë nuk lexojnë prej vitesh nxënësit në shkolla) nuk i kanë mësuar kuptimin atij teksti. Sërish këtu fajtori mbetet shkollimi i të rinjve, mungesa e leximit, studimit, përvetësimit të dijes. Dhe ky është fataliteti që po rrit frikshëm analfabetizmin, kryesisht atë funksional tek ne.

Next Post
Rezoluta anti-korrupsion të hënën në Kuvend, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje! S’ka mbivendosje kompetencash me Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe komisionet parlamentare

Rezoluta anti-korrupsion të hënën në Kuvend, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje! S'ka mbivendosje kompetencash me Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe komisionet parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe…

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe…

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

October 3, 2026
Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com