• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrihet gruaja e ministrit kosovar Stavileci

by Java News
28/08/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitore Metaj Stavileci, bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavileci, ka pësuar thyerje të kockës së hundës, lëndim të syrit të djathtë dhe gërvishtje në regjionin e qafës, pas sulmit që i është bërë nga dy persona gjatë ditës së sotme. Këto i ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Klinike Emergjente në QKUK, Bastri Lenjani, i cili gjithashtu ka thënë se bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavilecit është jashtë rrezikut për jetën.

Lenjani: Thyerje të kockave të hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit

“Në Klinikën Emergjente rreth orës 14:30, sillet me autoambulancë të shërbimeve mjekësore një e lënduar si pasoj e sulmit fizik. Menjëherë në shërbimin klinik emergjent janë marrë masat e monitorimit, diagnostifikimit dhe trajtimit dhe pas shërbimeve të konsulencës laboratorike, radiologjike janë të gjeturat patologjike se bëhet fjalë për një lëndim apo thyerje të kockave të hundës dhe bëhet fjalë për lëndim të syrit të djathtë, që është e shoqëruar me plagë, me gjakderdhje të vogla, me gërvishtje në regjionin e qafë. Aktualisht ende është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, është jashtë rrezikut dhe pritet që brenda orëve të lirohet për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi”, tha ai. Rreth këtij rasti u prononcua edhe drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj duke thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.  Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është  iniciuar rasti  lëndim trupor.

Ndërkohë që zyrtarë të PDK-së kanë dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci, Vitore Metaj Stavileci, ku në një konferencë të jashtëzakonshme për media kanë akuzuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë.

Rrahet bashkëshortja e ministrit Blerand Stavileci

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 14:00, ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, një femër është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

“Bëhet fjalë për viktimën: V. S femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cili ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, thuhet në një komunikatë të Policisë.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci,  Vitore Stavileci.

Pas  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.

Next Post
Pas incidentit me trenin, Thaçi telefonon Vuçiç

BE njofton për vazhdimin e dialogut, të enjten takohen Thaçi e Vuçiçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In