• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE njofton për vazhdimin e dialogut, të enjten takohen Thaçi e Vuçiçi

by Java News
28/08/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, do të mbahet takimi i dytë në nivel presidentësh në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë takim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka paralajmëruar përfaqësuesja e lartë BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Në njoftim të zyrës së BE-së, thuhet se të dyja do të shkëmbejnë pikëpamjet rreth vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, pas marrëveshjes së korrikut për të filluar përgatitjen e një faze të re të dialogut.

Sipas këtij njoftimi, temë diskutimi në takimin e presidentëve Thaçi e Vuçiç do të jetë edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Këtë javë do t’i takoj sërish presidentët Vuçiq dhe Thaçi, për të shtyrë përpara dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Mendoj se mundemi që deri në fund të këtij mandati të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkretë dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Mogherini.

Në një fjalim para ambasadorëve të vendeve të BE-së, Mogherini ka thënë se pavarësisht disa tensioneve në Ballkan, këto vende kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së.

“Këtë vit në Ballkan kemi qenë dëshmitarë të tensioneve në rritje në kohë dhe shtete të ndryshme. Por, përfundimisht partnerët tanë në Ballkan kanë qenë gjithmonë në gatishmëri për të treguar përkushtimin e tyre dhe afërsinë për të qenë më afër BE-së”, ka thënë ajo.

Takimi i parë në nivel presidentësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte mbajtur më 3 korrik në Bruksel, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
5.5 kg heroinë në Athinë, u gjetën në makinën me targa shqiptare

Si e kontrollonte trafikun e heroinës nga burgu bossi shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE / 45-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash në Reps teksa shkonte në punë

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë zjarri

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In