Prurjet e mëdha të lumit si pasojë e motit të keq, kanë sjellë problemet e para serioze në Elbasan.
Ura në Papër mësohet të jetë rrëzuar duke sjellë kështu izolimin e pesë fshatrave. Ura në fjalë ishte ndërtuar 5 vite më parë, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëherëshme.