SPECIALE JAVANEWS/ Shqipëria ka bërë historinë në futboll duke u renditur për herë të parë mes më të mirave të Europës. Fitorja bindëse 0-3 kundër Armenisë në Yerevan, ka bërë që kombëtarja kuqezi të hedhë një hap të rëndësishëm i cili ngriti në këmbë të gjithë popullin shqiptar kudo ku është.
Më 12 Dhjetor në orën 08:00 në Paris, do të hidhet edhe shorti i ndarjes së grupeve në Kampionatin Evropian “France 2016”. Në këtë Evropian veçohet fakti që do të jenë pjesëmarrëse plot 24 ekipe.
Ato do të ndahen në katër vazo. Në vazon e parë është kampioni i Evropës, Spanja, së bashku me katër kombëtare të tjera, ndërsa në vazot e 2,3 dhe 4 janë të përfshira gjashtë ekipe. Ekipet do të ndahen në gjashtë grupe (A-F), me nga katër ekipe.
Sakaq, faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë publike edhe çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet, ku tashmë zemrat e shumta kuqezi do të brohorasin fort për heronjtë e tyre edhe poshtë Kullës Eiffel. Kështu në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup, çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë.
Ndërkohë që për ndeshjet në grupe si dhe për fazën e parë të eleminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.
Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohet nga 10-22 qershor 2016. Ndërsa finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.
Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume nga më elektrizuesit, ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.
Stadiumet:
Stade de France (Saint-Denis)
Stade Vélodrome (Marseille)
Grand Stade OL (Lyon)
Stade Pierre Mauroy (Lille)
Parc des Princes (Paris)
Futur Stade de Bordeaux (Bordeaux)
Stade Geoffroy-Guichard (Saint-Etienne)
Allianz Riviera (Nice)
Stade Bollaert-Delelis (Lens)
Stadium de Toulouse (Toulouse)
Çmimet e biletave:
Ndeshja hapëse:
Kategoria 4: €75
Kategoria 3: €195
Kategoria 2: €395
Kategoria 1: €595
Faza e grupeve – roundi i 16:
Kategoria 4: €25
Kategoria 3: €55
Kategoria 2: €105
Kategoria 1: €145
Çerekfinalet:
Kategoria 4: €45
Kategoria 3: €85
Kategoria 2: €135
Kategoria 1: €195
Gjysmëfinalet:
Kategoria 4: €65
Kategoria 3: €165
Kategoria 2: €295
Kategoria 1: €495
Finalja:
Kategoria 4: €85
Kategoria 3: €295
Kategoria 2: €595
Kategoria 1: €895

