• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa e Selamit dhe Patozit, nënkryetarët e PD: Nuk i shtyjmë zgjedhjet për kryetar

by Java News
03/07/2017 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë dalë me një deklaratë ku bëjnë me dije përfundimin e procesit të paraqitjes së kandidaturave për kreun e PD-së.

Paloka dhe Spaho bëjnë me dije se garës për kreun e ri i janë bashkuar  disa individë dhe sot pritet që kryesia e PD-së do të miratojë emrat që përmbushin të  gjitha kriteret.

Ata kanë hedhur dritë edhe mbi një sërë dyshimesh të ngritura mbi zhvillimin e garës.

Mes të tjerash Paloka dhe Spaho, shpjeguan edhe faktin se përse nuk do të shtyhen zgjedhjet për kryetarin e PD-së, të parashikuara për në 22 korrik, kërkesë kjo posaçërisht e Selamit. Sakaq, duke iu referuar statutit, ata shprehen se zgjedhjet mbahen një herë në katër vite dhe për këtë arsye shtyrja e tyre bie ndesh me statutin.

Deklarate 

Ne perfundim te procesit te paraqitjes se kandidaturave per Kryetar te PDSH, kane paraqitur dokumentacionin ne sektorin e Organizimit disa kandidate. Sot do te mblidhet Kryesia e PDSH per te miratuar kandidaturat qe do te garojne per Kryetar te PDSH.

Ne lidhje me disa pretendime te ngritura gjate ketij procesi sqarojme:

1.     Cdo kandidat paraqet kerkesen e tij ne sektorin e Organizimit te PDSH. Statuti i PDSH, dhe aktet e tjera te dala ne zbatim te tij si dhe organizmat e PDSH  garantojne gare te ndershme, te drejte dhe te barabarte per kedo qe desheron te kandidoje.

2.     Procesi i shpallur i gares per Kryetarin e PDSH eshte normal dhe bazuar ne statutin e saj. Kryetari i Partise, bazuar ne nenin 43, pika 2 ka autorizuar delegimin e te gjithe vendi-marrjes organizative te dy Nenkryetaret dhe Sekretari i Pergjithshem.
3.     Neni 30, pika 2, flet per paraqitjen e kandidateve per pushtet qendror dhe vendor: “Kryesite e Degeve vendosin per kandidaturat e Keshilltareve vendore. Per bashkite e kategorise se pare, lista e keshilltareve te pergatitur nga kryesite e Degeve miratohen nga Kryesia e PDSH.”

Kompetencat e Kryesise se PDSH percaktohen ne nenin 40, pikat 1 deri 9. Ne asnje prej tyre nuk parashikohet e drejta e Kryesise per te hapur garen per Kryetar Partie.
4.     Koha e zgjedhjes se Kryetarit te PDSH dhe organeve te tjera te saj percaktohet ne nenin 58 te Statutit:    “Te gjitha organet e Partise duhet tu nenshtrohen zgjedhjeve te pakten cdo kater vjet. Sikurse dihet zgjedhjet e fundit jane zhvilluar me 22.07.2013. Zgjedhjet e ardhshme do te mbahen me 22.07.2017.

5.   Databaza e partise krijohet dhe administrohet ne perputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 percakton detyrimin e mbajtjes se Regjistrit elektronik dhe pika 2 e ketij neni thote: “Rregullat e hollesishme per formatin e regjistrit, administrimin, dhe aksesimin e tij percaktohen me vendim te Kryetarit te Partise.

Ne vendimin e dy nenkryetareve te partise per hapjen e gares per Kryetarin e PDSH percaktohet se ne votim do te marrin pjese vetem ata te cilet jane antare te PDSH deri ne daten 28.06.2017.

Qe nga data 28.06.2017 ne PDSH nuk ka patur dhe nuk do te kete antaresime te reja deri sa te perfundoje procesi i zgjedhjes se kryetarit te saj.

Listat e antaresise administrohen sipas statutit dhe rregullave te permendura me siper. Cdo dege e PDSH ku do votohet per Kryetarin e PDSH do marre ne avance ne perputhje me vendimin e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale kopje te listes se antaresise te Deges se saj te cilen ajo e disponon edhe ne Dege. Listat e votimit sipas percaktimeve ne statut do administrohen nga komisioni i votimit i cili kryesohet nga Kryetari ose Sekretari i Deges dhe antare te tjere qe i zgjedh Kryesia e Deges. Cdo kandidat do te kete vezhgues ne cdo komision votimi.

Cdo Dege e PDSH administron databazen e antaresise se saj. Cdo ndryshim ne Databazen ne qender behet vetem me kerkesen zyrtare te Deges shoqeruar me dokumentacionin e plote te antarit qe shtohet apo largohet.

6.   Komisioni i Organizimit dhe kontrollit te Operacioneve Elektorale, perberja e tij dhe kryesimi krijohen ne baze te nenit 46 te statutit dhe eshte kompetence e Kryesise se PDSH.

Sipas pikes 2 te ketij neni ai ka autoritetin per pergatitjen dhe organizimin e operacioneve te votimit ne nivel kombetar dhe territorial dhe siguron rregullsine e tyre. Ai nderhyn ne zgjidhjen e ceshtjeve elektorale ne Deget e Partise ne perputhje me aktet e nxjerra per kete qellim. Ai pergjigjet perpara Kryesise se Partise.

Ne keto rrethana ne si drejtues te PDSH nuk mund te plotesojme kerkesa qe nuk parashikohen apo jane ne kundershtim me statutin, dhe as te ndryshojme statutin e PDSH.

Ne garantojme qe brenda kompetencave tona do sigurojme per cdo kandidat nje proces te rregullt, te ndershem dhe te barabarte sipas statutit te PDSH.

NenKryetaret e PDSH:

Next Post
Problemet me ujin e pijshëm në Memaliaj, banorët protestë para bashkisë

Problemet me ujin e pijshëm në Memaliaj, banorët protestë para bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In