• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëzohet kërkesa e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka për përsëritje të gjykimit

by A M
15/11/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të mërkurën më 15 nëntor një kërkesë për përsëritje të pjesshme të rishqyrtimit të çështjes dhe marrjen e provave, të paraqitur nga ish-gjyqtarja e Durrësit, Mimoza Margjeka dhe bashkëshortit i saj, Arben Cara, profesor i drejtësisë në Universitetin e Durrësit, në funksion të procesit penal ku ata akuzohen se morën 6 mijë euro nga familjarët e një të pandehuri.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh. Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022, por për Margjekën, Demirin dhe Balin u pezullua dënimi dhe u caktuan në shërbim prove.

Në fillim të seancës së të mërkurës, kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Igerta Hysi shpalli vendimin e ndërmjetëm lidhur me kërkesën e Margjekës dhe Carës për rishqyrtimin e pjesshëm të çështjes dhe marjes së provave, konkretisht të pamjeve të regjistruara në kamerat e sigurisë së një objekti. Hysi u shpreh se kolegji penal ka vendosur të mos e pranojë këtë kërkesë, duke vlerësuar se vendimi përfundimtar mund të merret edhe mbi provat aktuale.

Një kërkesë për pamjaftueshmëri e papërdorshmëri të provave, gjykata vlerëson ta shtyrtojë në përfundim të procesit.

Mbrojtësi i të pandehurit Cara, avokati Aleksandër Ndrejaj vërejti se videoja është prova kryesore, që sipas tij vërteton se i përfaqësuari prej tij dhe e pandehura Margjeka nuk kanë lidhje me këtë situatë.

Ai kërkoi më shumë kohë për të parashtruar ankimin e ngritur, me argumentin se duhej ta përshtasin me vendimarrjen e ndërmjetme për mospranimin e kërkesës për rishqyrtim të pjesshëm e marrje të provave. Sipas avokatit, gjithë ankimi ishte për rishqyrtimin e pjesshëm dhe do t’i duhej që parashtrimet t’i punonte nga fillimi.

Gjykata vlerësoi të cakotojë edhe një avokate kryesisht për Carën, ndërkohë që për Margjekën ishte caktuar një tjetër më parë. Kryesuesja Hysi theksoi se nëse në seancën e ardhshme avokatët e zgjedhur nga të pandehurit nuk do të jenë gati për të paraqitur parashtrimet, atëherë do të procedohet me avokatët kryesisht. Seanca e radhës u shty për më datë 24 nëntor, në orën 10:30.

/a.d

Next Post
Futbolli francez në zi, ndahet nga jeta lojtari 20-vjeçar

Futbolli francez në zi, ndahet nga jeta lojtari 20-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In