• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rrëzimi” i Belerit, OMONIA: Minoriteti grek, në represion

by A R
31/05/2019 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Demokratik i minoritetit etnik grek, OMONIA, del me deklaratë duke thënë se procesi elektoral në Himarë është ekspozuar me synim represionin e minoritetit grek.

Në deklaratë thuhet se Kolegji Zgjedhor në Tiranë duke konfirmuar në thelb vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me përbërje politike, i refuzoi të drejtën, kandidatit të pavarur për kryetar Bashkie të Himarës, zotit Dionis- Fredi Beleri, për të kandiduar në zgjedhjet e programuara për në 30 Qershor.

“U faktua edhe për ata sa kishin çfarëdo dyshimi, se edhe një herë tjetër edhe trupa dhe sistemi juridik përbën hallkë në zinxhirin e një mekanizmi manipulimi të minoritetit grek për sa i përket të drejtave të tij politike dhe elektorale. Kandidati në fjalë është pjesëmarrës i forumeve drejtuese të OMONOIA-s dhe për këtë arsye pjesëtar i gjithë betejave të komunitetit lokal në një sërë çështjesh që lidhen si me të drejta themelore sikundër ajo e sanksionimit të pasurisë së paluajtshme private si edhe me të drejta që rrjedhin nga natyra e banorëve si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek me më të rëndësishmen prej tyre atë të vetëdeklarimit dhe vetëpërcaktimit të identitetit etnik”, thuhet më tej.

Po ashtu nënvizohet se në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat, atë të Partisë qeverisëse socialiste, me çfarëdo pasojë që kjo sjell.

Kujtohet se para pak ditësh për arsye gjithashtu të synimeve politike, pavarësisht terminologjisë dhe “argumentimit” formal ligjor, ju mohua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe mundësia zotit Vasil Bollano, ish-kryetar bashkie, për të kandiduar si i pavarur një vend në Këshillin e Bashkisë së zonës.

“Për fat të keq nuk është hera e parë që të tilla makinacione ndërmerren dhe ushtrohen në dëm të përfaqësimit autentik politik ose në strukturimin e pushtetit vendor të organizimit të pavarur të MEG, përmes OMONOIA-s dhe PBDNJ. Thjesht tanimë kanë vendosur të mos u përmbahen as preteksteve! Të refuzojnë paraprakisht duke rikujtuar atë “proces elektoral” të errët të Dhjetorit 1945!”, deklaron OMONIA.

/a.rada

Next Post
Balla: Mundësi e artë për PD-LSI, që të reflektojnë pas 30 qershorit

Balla: Mundësi e artë për PD-LSI, që të reflektojnë pas 30 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In